Rubla, në nivelin më të lartë ndaj Dollarit - Fuqizimi ndikohet nga kompanitë e fokusuara në eksport!
Monedha kombëtare e Rusisë, rubla fitoi më shumë se 7% kundrejt dollarit të premten, duke arritur nivelet e regjistruara në mars 2018, e nxitur nga kontrollet e kapitalit dhe pagesat e taksave të brendshme që zakonisht çojnë në rritjen e kërkesës për monedhën. Rubla është forcuar me gati 30% deri më tani këtë vit, pavarësisht një krize ekonomike, duke u bërë monedha me performancën më të mirë, e mbështetur artificialisht nga kontrollet e vendosura në fund të shkurtit për të mbrojtur sektorin financiar të Rusisë pas agresionit të armatosur ndaj Ukrainës.
Në orët e mesditës, rubla u tregtua në nivelin 58,90 kundrejt dollarit në bursën e Moskës, pasi u regjistrua në 57,07 për herë të fundit në mars 2018. Kundrejt euros, rubla u forcua me më shumë se 5% në 60.86, niveli më i lartë që nga qershori 2015.
Rubla ndikohet nga kompanitë e fokusuara në eksport, të cilat janë të detyruara të konvertojnë të ardhurat e tyre në valutë pasi sanksionet perëndimore ngrinë gati gjysmën e rezervave të arit dhe valutës ruse. Ndërkohë, kërkesa për dollarë dhe euro mbetet e ulët për shkak të zinxhirëve të ndërprerë të importeve dhe kufizimeve në tërheqjen e valutës së huaj nga llogaritë bankare dhe lëvizjen e saj jashtë Rusisë.
Analistët ngrenë pyetjen kryesore, nëse banka qendrore do të ndërhyjë pasi forcimi i tepërt i rublës nuk është në planet e ministrisë së financave dhe buxhetit. Rubla më e fortë ndihmon në frenimin e inflacionit dhe është e dobishme për importuesit, por dëmton eksportuesit që shesin mallra dhe shërbime jashtë vendit për valutë të huaj, që do të thotë të ardhura të reduktuara për buxhetin e Rusisë që varet nga eksporti.
Analistët thonë se autoritetet ruse nuk janë të interesuara për një forcim të konsiderueshëm të rublës nga nivelet aktuale dhe presin që monedha të dobësohet deri në fund të vitit. Autoritetet janë gati të heqin gradualisht kontrollet e kapitalit, ndërsa banka qendrore lejoi bankat tregtare t'u shesin qytetarëve valutë të huaj pa asnjë kufizim nga 20 maji, me përjashtim të dollarëve amerikanë dhe eurove.
SCAN
Sondazh

Ulen çmimet e naftës në bursa - Shkak, pasiguria nga rikuperimi i kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës ranë të premten pasi investitorët shqetësoheshin se dobësimi i rritjes ekonomike globale dhe politika më e shtrënguar monetare e bankave......

WhatsApp, shërbime falas për bizneset - Biseda të shumëfishta në kohë reale dhe shpejtësi në përgjigje!
WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu......

Italianët dhe “gjuetia” e ofertave - Mes inflacionit dhe pagave të ulta presin gjithnjë uljet!
Inflacioni që po përfshin të gjitha kategoritë e produkteve, kushtëzon rëndshëm zakonet e konsumatorëve italianë të cilët përballen dhe me pagat e ulëta në një......

Bletët në rrezik zhdukje! - BE financon programe për ruajtjen e tyre
“Horizontet e Reja” është një dritarë e posaçme e informacionit kushtuar mjedisit me rastin e Ditës Botërore të Bletarisë, e vendosur nga Kombet e......

Europa përgatitet për 'terr energjetik' - Gjithnjë e më shumë vende marrin masa për mbylljen e gazit rus
Rusia mund të mbyllë rubinetat e gazit si reagim ndaj sanksioneve perëndimore, por dhe Europa është e lodhur nga varësia energjitike nga Putin dhe do të heqë......

Siguria kibernetike - Zinxhiri global i furnizimit me ushqim në rrezik nga hakerat keqdashës
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "inteligjente" janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të......

Krijohet dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni - Drejtuesi Avni Ponari: Zë i fuqishëm në shërbim të biznesit!
Shqipëria dhe Japonia kanë tashmë një dhomë tregtie të përbashkët. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni do të drejtohet nga Avni Ponari, që mban njëkohësisht edhe......

Projektet për depozitimin e gazit - Miratohen dokumentet, Shuli: Përveç terminalit të Vlorës, i hapet rruga çdo investitori!
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar 2 dokumente, që plotësojnë kuadrin rregullator për sektorin e depozitimit të gazit dhe i hapin rrugë çdo kompanie për......