34 milionë lekë për rrugën e Rinasit! - Pas deklaratave për rrugë të re, planifikohet rehabilitimi i aksit të ish-repartit ushtarak
Zgjidhja që do të ofrojë Autoriteti Rrugor Shqiptar për trafikun që krijohet në rrugën e aeroportit të Rinasit përfshin rehabilitimin e rrugës së ish-repartit ushtarak për në këtë aeroport.
Ky dikaster planifikon të hapë një tender, teksa fondi limit i vënë në dispozicion është 34 mln lekë. Koha e zhvillimit të këtij tenderi është muaji tetor, ndërkohë që paralelisht është planifikuar edhe tenderi për supervizimin e punimeve, me një fond limit prej 500 mijë lekësh.
Planifikimi i këtyre procedurave të prokurimit publik vjen pas protestave të qytetarëve, të cilët kundërshtuan vendimin e ARRSH për qarkullimin e automjeteve me një sens lëvizjeje. Kjo masë u argumentua me qëllimin për të reduktuar trafikun drejt aeroportit të Rinasit, si dhe me parashikimet për flukset të rritje të turistëve gjatë sezonit turistik.
Megjithatë, pas kundërshtimit nga ana e banorëve, ARRSH tërhoqi vendimin, duke rikthyer qarkullimin me 2 sense lëvizjeje, ndërkohë që kreu i këtij dikasteri deklaroi se po punohej për një zgjidhje alternative.
Ndërkaq, duke marrë parasysh afatet e parashikuar për zhvillimin e tenderit, rruga e rehabilituar nuk do të jetë gati gjatë këtij sezoni turistik. Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu ka kërkuar qytetarëve që udhëtojnë drejt veriut të vendit, të përdorin rrugë të tjera alternative, duke shmangur rrugën e aeroportit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjermania racionon gazin - Industria përgatitet për ndërprerjen e gazit rus!
Bizneset e mëdha në Gjermani po përgatisin një plan për të përdorur një sistem ankandi që do të ndihmonte në racionimin e rezervave aktuale në rast se do të......

Rubla, në nivelin më të lartë ndaj Dollarit - Fuqizimi ndikohet nga kompanitë e fokusuara në eksport!
Monedha kombëtare e Rusisë, rubla fitoi më shumë se 7% kundrejt dollarit të premten, duke arritur nivelet e regjistruara në mars 2018, e nxitur nga kontrollet......

Ulen çmimet e naftës në bursa - Shkak, pasiguria nga rikuperimi i kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës ranë të premten pasi investitorët shqetësoheshin se dobësimi i rritjes ekonomike globale dhe politika më e shtrënguar monetare e bankave......

WhatsApp, shërbime falas për bizneset - Biseda të shumëfishta në kohë reale dhe shpejtësi në përgjigje!
WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu......

Italianët dhe “gjuetia” e ofertave - Mes inflacionit dhe pagave të ulta presin gjithnjë uljet!
Inflacioni që po përfshin të gjitha kategoritë e produkteve, kushtëzon rëndshëm zakonet e konsumatorëve italianë të cilët përballen dhe me pagat e ulëta në një......

Bletët në rrezik zhdukje! - BE financon programe për ruajtjen e tyre
“Horizontet e Reja” është një dritarë e posaçme e informacionit kushtuar mjedisit me rastin e Ditës Botërore të Bletarisë, e vendosur nga Kombet e......

Europa përgatitet për 'terr energjetik' - Gjithnjë e më shumë vende marrin masa për mbylljen e gazit rus
Rusia mund të mbyllë rubinetat e gazit si reagim ndaj sanksioneve perëndimore, por dhe Europa është e lodhur nga varësia energjitike nga Putin dhe do të heqë......

Siguria kibernetike - Zinxhiri global i furnizimit me ushqim në rrezik nga hakerat keqdashës
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "inteligjente" janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të......