Gjermania racionon gazin - Industria përgatitet për ndërprerjen e gazit rus!
Bizneset e mëdha në Gjermani po përgatisin një plan për të përdorur një sistem ankandi që do të ndihmonte në racionimin e rezervave aktuale në rast se do të ndërpritet furnizimi me gazin rus, me frikën se situara do të rëndojë më shumë në kompanitë e vogla.
Diskutimet për një racionim të mundshëm janë bërë gjithnjë e më të shpeshta pasi Rusia ndërpreu furnizimin për Bullgarinë dhe Poloninë muajin e kaluar.
Shqetësimet se një gjë e tillë mund t’i ndodhë dhe Gjermanisë, e cila është shumë e varur nga gazi rus, lidhen me afrimin e afatit të pagesës për këtë muaj, të cilën Moska këmbëngul se e do në rubla.
Si për të shtuar dhe më shumë tensionet, furnizuesi shtetëror energjitik i Finlandës, Gasum, u shpreh se Rusia mund të ndërpresë furnizimet për vendin këtë javë, pasi Helsinki vendosi t’i japë fund dekadave të tëra neutraliteti duke kërkuar anëtarësimin në NATO. Një gjë që Moska e kundërshton me ngulm.
Plani i veprimit i përgatitur nga BNETZA në Gjermani, e cila do të ketë detyrën e racionimit të rezervave të gazit në situatë emergjence, analizon se cilat kompani do të kenë prioritet. Një nga pikat e këtij plani tregon qartë se duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, mund të jetë e nevojshme që disa përdoruesve t’u ndërpritet fare furnizimi me gaz.
Rregullatorët mund të shtyjnë ndërprerjen e furnizimit me gaz për industrinë nëse agjencia vendos se një kompani ka një rol të jashtëzakonshëm, por gjithësesi detajet janë ende të paqarta. Presidenti i BNETZA saktësoi se do të merren parasysh disa kritere për të vendosur racionimin e gazit për industrinë, përfshirë këtu madhësinë e kompanisë, rëndësinë e sektorit dhe humbjet e mundshme ekonomike
Industria gjermane është në ankth për sa i përket fabrikave të cilat shpenzojnë shumë energji, si ajo e qelqit, hekurit, ushqimit apo ilacebe, por dhe sektori i produkteve kimike që siguron pjesën më të madhe të blloqeve ndërtuese për industrinë. Disa nga këto industri u shprehën se rregullatori do e ketë të vështirë të hartojë një listë racionimi koherente, sepse zinxhiri i furnizimit është i ndërthurur në një mënyrë të tillë sa është e vështirë të parashikohen pasojat.
Në përpjekje për të marrë situatën nën kontroll, propozimet nga Federata Gjermane e Industrisë, të cilat do të publikohen në fillim të muajit qershor, mbështesin idenë e një sistemi të stilit ankand.
Shteti gjerman do të rimbursojë kompanitë nëse ndërprerja e furnizimit me gaz do t’u shkaktojë atyre ndalimin e prodhimit, në mënyrë të përkohshme apo për një periudhë afatgjatë. Një tjetër ide është shpërndarja e gazit në bazë të cmimit, por detajet e këtij plani janë ende në përpunim.
SCAN
Sondazh

Rubla, në nivelin më të lartë ndaj Dollarit - Fuqizimi ndikohet nga kompanitë e fokusuara në eksport!
Monedha kombëtare e Rusisë, rubla fitoi më shumë se 7% kundrejt dollarit të premten, duke arritur nivelet e regjistruara në mars 2018, e nxitur nga kontrollet......

Ulen çmimet e naftës në bursa - Shkak, pasiguria nga rikuperimi i kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës ranë të premten pasi investitorët shqetësoheshin se dobësimi i rritjes ekonomike globale dhe politika më e shtrënguar monetare e bankave......

WhatsApp, shërbime falas për bizneset - Biseda të shumëfishta në kohë reale dhe shpejtësi në përgjigje!
WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu......

Italianët dhe “gjuetia” e ofertave - Mes inflacionit dhe pagave të ulta presin gjithnjë uljet!
Inflacioni që po përfshin të gjitha kategoritë e produkteve, kushtëzon rëndshëm zakonet e konsumatorëve italianë të cilët përballen dhe me pagat e ulëta në një......

Bletët në rrezik zhdukje! - BE financon programe për ruajtjen e tyre
“Horizontet e Reja” është një dritarë e posaçme e informacionit kushtuar mjedisit me rastin e Ditës Botërore të Bletarisë, e vendosur nga Kombet e......

Europa përgatitet për 'terr energjetik' - Gjithnjë e më shumë vende marrin masa për mbylljen e gazit rus
Rusia mund të mbyllë rubinetat e gazit si reagim ndaj sanksioneve perëndimore, por dhe Europa është e lodhur nga varësia energjitike nga Putin dhe do të heqë......

Siguria kibernetike - Zinxhiri global i furnizimit me ushqim në rrezik nga hakerat keqdashës
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "inteligjente" janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të......

Krijohet dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni - Drejtuesi Avni Ponari: Zë i fuqishëm në shërbim të biznesit!
Shqipëria dhe Japonia kanë tashmë një dhomë tregtie të përbashkët. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni do të drejtohet nga Avni Ponari, që mban njëkohësisht edhe......