Bota Postuar më 3 Maj 2022, 13:51

Rusia bombardon lindjen e Ukrainës - Bashkimi Europian përgatitet të sanksionojë eksportet e naftës ruse

Nga SCAN TV

Forcat ruse kanë vijuar bombardimet në Kharkiv, që është qyteti i dytë më e madh në Ukrainë, dhe në disa qytete të tjera në lindje të vendit, ndërkohë që Bashkimi Europian po përgatitet të sanksionojë naftën ruse, pasi Gjermania deklaroi se është gati të mbështesë një embargo. Sulmet e Rusisë janë përqëndruar tashmë në Ukrainën Lindore, sidomos në Donetsk and Luhansk, dy provinca të cilat kontrolloheshin nga separatistët pro-rusë edhe përpara se presidenti Vladimir Putin të fillonte pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt.

Ndërkohë, në Bruksel, Komisioni Europian pritet të propozojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë edhe embargon e naftës ruse. Kievi shprehet se eksportet ruse të energjisë drejt Europës, që deri më tani nuk kanë qënë objekt i sanksioneve, po financojnë luftën e Kremlinit me miliona euro çdo ditë.

“Kjo paketë sanksionesh duhet të përfshijë hapa konkretë për të bllokuar të ardhurat e Rusia nga burimet energjitike”, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në adresimin e tij të përnatshëm. Në këtë linjë, Gjermania njoftoi të hënën se ishte përgatitur për të mbështetur një embargo të menjëhershme të naftës ruse.

“Ne kemi shkuar në një situatë ku Gjermania është në gjendje të përballojë një embargo të naftës ruse”, deklaroi ministri gjermani i ekonomisë, Robert Habeck. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka qënë më i kujdesshëm se udhëheqësit e tjerë në mbështetjen ndaj Ukrainës, është gjendur nën presion për të ndërmarrë hapa konkretë për të sanksionuar energjinë ruse. Ambasadorët e Bashkimit Europian do të diskutojnë të mërkurën sanksionet e propozuara ndaj naftës ruse.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat