Rriten çmimet në fabrikat e Eurozonës - Ndikon shtrenjtimi i energjisë. Papunësia bie në 6.8%, gjatë marsit
Çmimet e prodhimit në Eurozonë janë rritur më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë muajit mars, pasi Çmimet e energjisë thuajse janë dyfishuar me bazë vjetore.
Në anën tjetër, papunësia vijon tendencën në rënie. Zyra e Statistikave e Bashkimin Europian, Eurostat, deklaroi se çmimet në fabrika në 19 vendet anëtare të Eurozonës u rrit me 5.3% me bazë mujore, ndërsa me bazë vjetore rritja është me 36.8%. ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje me 5% krahasuar me shkurtin dhe me 36.3% krahasuar me marsin e vitit 2021.
Çmimet e energjisë kanë dhënë kontriburin kryesor në këtë rritje, gjatë marsit, pasi kanë rezultuar 11.1% më të larta krahasuar me shkurtin dhe me 104.1% krahasuar me marsin e vitit të kaluar, pasi pushtimi i Ukrainës nga Rusia mbështeti çmimet, që ishin ndikuar tashmë nga rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë. Duke përjashtuar energjinë, çmimet e prodhimit u rritën me vetëm 2.1% me bazë mujore dhe me 13.6% me bazë vjetore.
Referuar të dhënave të tjera, papunësia në Eurozonë ra në 6.8% gjatë marsit, nga 6.9% që ishte në shkurt. Numri total i personave të papunë ra në 11 milionë e 274 mijë. Shtrëngimi i tregut të punës ka të ngjarë të shtojë presionin për rritjen e pagave, pasi inflacioni duket se nuk po ndalet dhe për muajin prill rezultoi në 7.5%.
SCAN
Sondazh

Italia, ndihmë 200 euro për 28 milionë banorë - Draghi: Nuk preket buxheti, paketa financohet nga të ardhurat shtesë nga energjia
Qeveria italiane ka prezantuar një paketë masash që synojnë të ndihmojë qytetarët në këtë periudhë të rritjes së çmimeve. Kryeministri italian, Mario Draghi,......

BE, “hedh sytë” nga gazi i Afrikës - SHBA, paketë ndihmash prej 33 miliardë dollarë për Ukrainën!
Bashkimi Europian po “hedh sytë” drejt Afrikës për të reduktuar varësinë ndaj gazit rus, dhe njëkohësisht do të japë udhëzime të detajuara në ditët në vijim se......

Scholz, takim me kryeministret e Finlandës dhe Suedisë - Diskutohet mbi çështjet e sigurisë në Europë dhe sfidat e ekonomisë
Kabineti i Kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministret e Finlandës dhe Suedisë, respektivisht Sanna Marin dhe Magdalena Andersson, zhvilluan një takim në......

Fatkeqësitë natyrore, sigurimet e pronës bien 15% - Janar-mars 2022, AMF: Ulje e fortë në portofolin Zjarri dhe Forcat e Natyrës
Sigurimet nga zjarri e katastrofat natyrore kanë shënuar ulje të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti, në të kundërt të trendit të viteve të mëparshëm.......

Ministrat, në restorante vetëm fundjavave - Kodi i ri me kufizime të forta, u ndalohen bar-restorantet gjatë ditëve të punës!
Në asnjë rast një Ministër nuk do mund të takohet më privatisht me një pëfaqësues biznesi, ndërkohë që do u kufizohet frekuentimi i bar-restoranteve vetëm......

Shtetet e Bashkuara ‘lehtësohen’ pasi Kina duket se po i dëgjon paralajmërimet ndaj Rusisë!
Dy muaj pas paralajmërimit se Pekini dukej i gatshëm të ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë thonë se nuk kanë zbuluar......

Import mallrash nga Kazakistani? - Shitësit me pakicë rus në bisedime për alternativa!
Shitësit me pakicë rus Magnit dhe Lenta janë në bisedime me furnizuesit e tyre dhe palët e tjera për importimin e mallrave nëpërmjet Kazakistanit, fqinjit......

Kremlin: Putin urdhëron sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse në përgjigje të "veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe......