Fatkeqësitë natyrore, sigurimet e pronës bien 15% - Janar-mars 2022, AMF: Ulje e fortë në portofolin Zjarri dhe Forcat e Natyrës
Sigurimet nga zjarri e katastrofat natyrore kanë shënuar ulje të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti, në të kundërt të trendit të viteve të mëparshëm. Autoriteti i Mbikqyrjjes Financiare raporton se në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2022, vihet re një ulje prej 15.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.67% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2021.
Trend krejtësisht i ndryshëm nga viti i mëparshëm, kur ky zë shënoi një rritje të fortë. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2021, u regjistrua një rritje prej 32.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.88% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-mars 2022 siguruan mbi 839 milionë lekë të ardhura, apo rreth 8 milionë dollarë në total, ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.19%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.27% të totalit.
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2022 kapën vlerën 4,2 miliardë lekë, apo afërisht 42 milionë dollarë, ose 5.97% më shumë se në janar-mars 2021. Gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 247,576 me një rritje prej 21.99% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.45%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.57% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.43% të totalit të tregut.
Lorenc Rabeta / SCAN

Ministrat, në restorante vetëm fundjavave - Kodi i ri me kufizime të forta, u ndalohen bar-restorantet gjatë ditëve të punës!
Në asnjë rast një Ministër nuk do mund të takohet më privatisht me një pëfaqësues biznesi, ndërkohë që do u kufizohet frekuentimi i bar-restoranteve vetëm......

Shtetet e Bashkuara ‘lehtësohen’ pasi Kina duket se po i dëgjon paralajmërimet ndaj Rusisë!
Dy muaj pas paralajmërimit se Pekini dukej i gatshëm të ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë thonë se nuk kanë zbuluar......

Import mallrash nga Kazakistani? - Shitësit me pakicë rus në bisedime për alternativa!
Shitësit me pakicë rus Magnit dhe Lenta janë në bisedime me furnizuesit e tyre dhe palët e tjera për importimin e mallrave nëpërmjet Kazakistanit, fqinjit......

Kremlin: Putin urdhëron sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse në përgjigje të "veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe......

Stop mishit dhe produkteve të qumështit: A do të ishte një e mirë?!
Nëse nga nesër do të ndalonim së ngrëni mish dhe produkte qumështi dhe të fillonim të hanim insekte dhe të shijonim alga deti dhe mish të kultivuar, Planeti do......

Kina, përgjegjëse për më shumë se gjysmën e impianteve të karbonit në ndërtim në të gjithë planetin!
Pavarësisht iniciativave të shumta që Kina po ndërmerr për të prodhuar energji nga burime të rinovueshme, vendi është përgjegjës për më shumë se gjysmën e......

Ankimohet sërish tenderi për platformën e shit-blerjes së energjisë - “KESH nuk ka zbatuar vendimin e KPP për kriteret, vonesat po dëmtojnë interesat publikë”
Tenderi për ngritjen e platformës për shit-blerjen e energjisë është pezulluar sërish. Shkak është bërë ankesa e kompanisë Communication Progress pranë......

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit - OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët. Vetërregullimi, më mirë se rregullimi nga qeveria
Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës......