Bota Postuar më 3 Maj 2022, 12:39

Stop mishit dhe produkteve të qumështit: A do të ishte një e mirë?!

Nga SCAN TV

Nëse nga nesër do të ndalonim së ngrëni mish dhe produkte qumështi dhe të fillonim të hanim insekte dhe të shijonim alga deti dhe mish të kultivuar, Planeti do të na falënderonte: sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Helsinkit (Finlandë), botuar në Nature Food, nëse e gjithë popullsia do të konvertohej në një dietë të bazuar në të ashtuquajturat ushqime të reja, d.m.th. ushqime jo tradicionale (për ne) si insektet, algat ose mishi jo i kultivuar, emetimet globale të gazeve serrë dhe përdorimi i ujit dhe tokës do të reduktohej me më shumë se '80%.

Sipas një studimi të FAO-s, prodhimi i ushqimit është përgjegjës për 31% të emetimeve globale ndotëse: kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kërkohen burime të reja ushqimi që nuk kanë një ndikim kaq të fortë klimatik. Sipas rezultateve të mbledhura nga ekipi finlandez i studiuesve, përfitimet e kalimit në një dietë të bazuar në ushqime të reja do të ishin të konsiderueshme: eliminimi i mishit dhe produkteve të qumështit vetëm në Kontinentin e Vjetër do të reduktonte emetimet globale të gazeve serrë me 83%, me 84% përdorimi i ujit dhe 87% ai i tokës.

Kur shikoni rezultatet e hulumtimit, është e rëndësishme të merren parasysh disa aspekte. Para së gjithash, siç thekson Tim Lang (Universiteti i Londrës), duhet të mbahet mend se të gjitha këto përfitime do të jenë efektive vetëm nëse gati 750 milionë europianë vendosin të heqin dorë nga hamburgerët dhe djathërat në favor të algave, insekteve dhe mishit të rritur në laborator dhe kjo vështirë se do të ndodhë, nëse nuk detyrohen nga zgjedhjet e qeverive dhe kompanive prodhuese.

Erik Millstone (Universiteti Sussex) gjithashtu thekson se parashikimet e disa studiuesve janë përfundimisht optimiste dhe thekson se, edhe nëse përfitimet do të ishin reale për prodhimin e ushqimit në shkallë të vogël, ato mund të mos ishin reale duke marrë parasysh prodhimin në shkallë të gjerë.

Sipas John Lynch (Universiteti i Oksfordit), më në fund, nuk duhet të harrojmë shijen: "Askush nuk do të hajë ushqim të optimizuar vetëm për të maksimizuar prodhimin dhe marrjen e tij ushqyese", nënvizon ai: "duhet të kemi parasysh edhe shijen, kulturën e kuzhinës së secilit vend dhe lidhjen me peizazhet bujqësore”. FCS

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat