Dita Botërore e Lirisë së Shtypit - OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët. Vetërregullimi, më mirë se rregullimi nga qeveria
Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mçluney përmes një deklarate për shtyp kanë sjellë në vëmendje rëndësinë e që ka liria e medias për ndërtimin e institucioneve dhe shoqërive të forta e të qëndrueshme.
“Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme: Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore; Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit; Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqendrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetë rregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Edhe Amabasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ritheksoi mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur, të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. “Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”,-theksoi ambasada.
Këtë vit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, me temën "Gazetaria nën rrethimin dixhital", vë në pah mënyrat e shumta se si gazetaria rrezikohet nga mbikëqyrja dhe sulmet e ndërmjetësuara në formë dixhitale ndaj gazetarëve, si dhe pasojat që kjo sjell te besimi i publikut në komunikimet dixhitale. 3Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, ndërsa shërben për t’u rikujtuar qeverive se sa e nevojshme është që ata të respektojnë angazhimin e tyre për lirinë e shtypit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sondazhi/ Si i menaxhojnë kursimet qytetarët në Shqipëri? Leku, monedha e preferuar. Hezitim për t’i shndërruar në investim
Një sondazh i fundit me konsumatorët shqiptarë tregon hezitimin e tyre për t’i shdërruar kursimet në investim. Sondazhi është zhvilluar nga Qendra Studentore......

Ndryshojnë rregullat e programeve të punësimit - Më shumë përfitues përmes praktikës profesionale, subvencionohet paga dhe kontributet
Qeveria ka ndryshuar rregullat e programit të nxitjes së punësimit përmes praktikave profesionale duke i lehtësuar ato, me qëllim që të integrojë sa më shumë......

“Bletërritësit, të financohen për njësi prodhimi” - Malutaj: Bletaria rëndësi jetike, të rritet mbështetja dhe të shmangen abuzimet
Bletërritësit kërkojnë që të rritet masa e subvencionit në këtë sektor, pasi ka rëndësi jetike për vendin dhe ekonominë. Në një intervistë për TV SCAN, doktor......

Rritja e çmimit të banesave, efekt i tregut/ BSH: Dyfishohet kërkesa në Tiranë, çmimet rriten me 9% në vitin 2021!
Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar nënvizon se, çmimet e banesave të shitura kanë qenë 8.4% më të......

Çmime rekord për plehun – Mundet potasi kanadez të zëvendësojë furnizimet e humbura ruse?!
Nigeria duhej të blinte furnizime urgjente me potas kanadez në prill pasi vendi nuk ishte në gjendje të importonte plehun kryesor nga Rusia për shkak të......

Nafta pëson rënie nën presionin e bllokimeve të Kinës, ndërsa BE-ja peshon ndalimin e naftës ndaj Rusisë!
Nafta ra të martën, nën presionin e bllokimeve të COVID-19 në Kinë, të cilat mund të rëndojnë kërkesën, por duke gjetur mbështetje nga një embargo e mundshme......

Gjermania dhe India nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe prej 10 miliardë euro!
Gjermania dhe India nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe të hënën, të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm që do ta shohë kombin e Azisë Jugore të......

Pse agjencia e BE-së kundër lajmeve të rreme ka filluar të debutojë edhe në gjuhën kineze?!
Pas shtatë vitesh gjurmimi dhe zhvlerësimi i fushatave të dezinformimit pro-Kremlinit në bllok, agjencia e lajmeve e rreme e BE-së tani po shikon edhe më tej......