Ankimohet sërish tenderi për platformën e shit-blerjes së energjisë - “KESH nuk ka zbatuar vendimin e KPP për kriteret, vonesat po dëmtojnë interesat publikë”
Tenderi për ngritjen e platformës për shit-blerjen e energjisë është pezulluar sërish. Shkak është bërë ankesa e kompanisë Communication Progress pranë Komisionit të Prokurimit Publik, që pretendon se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka zbatuar vendimin për rishikimin e kritereve që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë të interesuar.
KESH hapi tenderin fillestar në datën 25 shkurt, por procedura u anulua, pasi KPP konstatoi se në dokumentet e tenderit Korporata kishte përcaktuar deri në detaje specifikimet teknike dhe funksionet e firewall-it të aplikacionit të web-it (WAF) që shërben për sigurinë e sistemit, duke i kufizuar maksimalisht zgjidhjet e mundshme që mund të ofrohen nga operatorët ekonomikë të interesuar.
Në vendim kërkohej rishpallja e procedurës, duke hartuar specifikimet teknike që lejojnë zgjidhje të ndryshme dhe që hapin maksimalisht konkurrencën. Por, sipas kompanisë që ka depozituar ankesën, specifikimet teknike janë të njëjta me procedurën e mëparshme, me disa elementë të shtuar. “Në këto specifikime përveç përmirësimit të nivelit të përkthimit, nuk është reflektuar asnjë nga vendimet mbi modifikimin e specifikimeve teknike të dhëna nga Komisioni i Prokurimit Publik”,-thuhet ndër të tjera në ankesë.
Po ashtu, kompania evidenton se vonesat në finalizimin e kësja procedure, po dëmtojnë interesat publike dhe bien në kundërshtim me vetë njoftimin e shkurtuar të kontratës mbi nevojat e autoritetit kontraktor. Sipas këtij njoftimi, KESH kërkonte ngritjen sa më të shpejtë të platformës, pasi për shkak të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, ku prioritet ka sigurimi i energjisë elektrike me kosto sa më të ulët, është e nevojshme që procesi i blerjes së energjisë elektrike të bëhet me sistem elektronik.
“Kjo me qëllim kapjen në kohë më të shpejtë të sinjaleve të tregut të energjisë elektrike si dhe rrjedhimisht uljen e kostove për blerje energjie elektrike”,-argumentonte KESH. Fondi limit i vënë në dispozicion në tenderin e rihapur nga KESH është 198 mln lekë, apo 43 mln lekë më shumë se procedura fillestare e shpallur në muajin shkurt.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit - OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët. Vetërregullimi, më mirë se rregullimi nga qeveria
Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës......

Sondazhi/ Si i menaxhojnë kursimet qytetarët në Shqipëri? Leku, monedha e preferuar. Hezitim për t’i shndërruar në investim
Një sondazh i fundit me konsumatorët shqiptarë tregon hezitimin e tyre për t’i shdërruar kursimet në investim. Sondazhi është zhvilluar nga Qendra Studentore......

Ndryshojnë rregullat e programeve të punësimit - Më shumë përfitues përmes praktikës profesionale, subvencionohet paga dhe kontributet
Qeveria ka ndryshuar rregullat e programit të nxitjes së punësimit përmes praktikave profesionale duke i lehtësuar ato, me qëllim që të integrojë sa më shumë......

“Bletërritësit, të financohen për njësi prodhimi” - Malutaj: Bletaria rëndësi jetike, të rritet mbështetja dhe të shmangen abuzimet
Bletërritësit kërkojnë që të rritet masa e subvencionit në këtë sektor, pasi ka rëndësi jetike për vendin dhe ekonominë. Në një intervistë për TV SCAN, doktor......

Rritja e çmimit të banesave, efekt i tregut/ BSH: Dyfishohet kërkesa në Tiranë, çmimet rriten me 9% në vitin 2021!
Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar nënvizon se, çmimet e banesave të shitura kanë qenë 8.4% më të......

Çmime rekord për plehun – Mundet potasi kanadez të zëvendësojë furnizimet e humbura ruse?!
Nigeria duhej të blinte furnizime urgjente me potas kanadez në prill pasi vendi nuk ishte në gjendje të importonte plehun kryesor nga Rusia për shkak të......

Nafta pëson rënie nën presionin e bllokimeve të Kinës, ndërsa BE-ja peshon ndalimin e naftës ndaj Rusisë!
Nafta ra të martën, nën presionin e bllokimeve të COVID-19 në Kinë, të cilat mund të rëndojnë kërkesën, por duke gjetur mbështetje nga një embargo e mundshme......

Gjermania dhe India nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe prej 10 miliardë euro!
Gjermania dhe India nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe të hënën, të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm që do ta shohë kombin e Azisë Jugore të......