Kina, përgjegjëse për më shumë se gjysmën e impianteve të karbonit në ndërtim në të gjithë planetin!
Pavarësisht iniciativave të shumta që Kina po ndërmerr për të prodhuar energji nga burime të rinovueshme, vendi është përgjegjës për më shumë se gjysmën e impianteve të qymyrit në ndërtim në të gjithë planetin. Gjatë Konferencës së fundit të Palëve për Klimën, COP26, pothuajse 200 vende kishin “premtuar” uljen e përdorimit të qymyrit, ndonëse në mënyrë graduale dhe të diferencuar, por realiteti thotë se situata ende nuk po ecën në rrugën e duhur.
Sipas të dhënave nga Global Energy Monitor, një grup kërkimor jofitimprurës, rezulton se në nivel global numri i impianteve me qymyr po rritet: numri i atyre në ndërtim është më i madh se i atyre të çaktivizuara ose të çmontuara.
Numri më i madh i termocentraleve me qymyr në ndërtim janë në Azi, me Kinën që prodhon 52% të 176 gigavateve të planifikuara për të ardhmen nga rreth njëzet vende aziatike. Projeksioni ka rënë paksa në krahasim me atë që supozohej në vitin 2020, kur flitej për termocentrale për 181 gigavat, por, shpjegon Lauri Myllyvirta (Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër), “jemi dëshmitarë të një situate paradoksale: pothuajse kudo përtej Kinës, planet për të ndërtuar termocentrale të reja me qymyr janë shkurtuar në mënyrë drastike, ndërkohë që kompanitë kineze kanë vazhduar të shpallin termocentrale të reja dhe ka mbështetje të qartë nga qeveria."
Sipas analistëve, Kina nuk pritet të ndryshojë kursin për qymyrin në të ardhmen e afërt, megjithëse financimi për projektet për ndërtimin e termocentraleve me qymyr në vende të tjera për një total prej 13 gigavat dhe termocentralet për 37 gigavat të tjera janë bllokuar dhe nuk do mund të gjejnë mbështetje.
Gjithsesi, ka edhe një fakt tjetër që shqetëson: një sasi rekord qymyri është djegur vitin e kaluar, ndoshta për shkak të rritjes së çmimit të gazit. Megjithatë, megjithëse gazi është gjithashtu një lëndë djegëse fosile, është ende e dëshirueshme që ai të kthehet në më të lirë se qymyri, i cili mbetet karburanti më i keq për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ankimohet sërish tenderi për platformën e shit-blerjes së energjisë - “KESH nuk ka zbatuar vendimin e KPP për kriteret, vonesat po dëmtojnë interesat publikë”
Tenderi për ngritjen e platformës për shit-blerjen e energjisë është pezulluar sërish. Shkak është bërë ankesa e kompanisë Communication Progress pranë......

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit - OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët. Vetërregullimi, më mirë se rregullimi nga qeveria
Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës......

Sondazhi/ Si i menaxhojnë kursimet qytetarët në Shqipëri? Leku, monedha e preferuar. Hezitim për t’i shndërruar në investim
Një sondazh i fundit me konsumatorët shqiptarë tregon hezitimin e tyre për t’i shdërruar kursimet në investim. Sondazhi është zhvilluar nga Qendra Studentore......

Ndryshojnë rregullat e programeve të punësimit - Më shumë përfitues përmes praktikës profesionale, subvencionohet paga dhe kontributet
Qeveria ka ndryshuar rregullat e programit të nxitjes së punësimit përmes praktikave profesionale duke i lehtësuar ato, me qëllim që të integrojë sa më shumë......

“Bletërritësit, të financohen për njësi prodhimi” - Malutaj: Bletaria rëndësi jetike, të rritet mbështetja dhe të shmangen abuzimet
Bletërritësit kërkojnë që të rritet masa e subvencionit në këtë sektor, pasi ka rëndësi jetike për vendin dhe ekonominë. Në një intervistë për TV SCAN, doktor......

Rritja e çmimit të banesave, efekt i tregut/ BSH: Dyfishohet kërkesa në Tiranë, çmimet rriten me 9% në vitin 2021!
Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar nënvizon se, çmimet e banesave të shitura kanë qenë 8.4% më të......

Çmime rekord për plehun – Mundet potasi kanadez të zëvendësojë furnizimet e humbura ruse?!
Nigeria duhej të blinte furnizime urgjente me potas kanadez në prill pasi vendi nuk ishte në gjendje të importonte plehun kryesor nga Rusia për shkak të......

Nafta pëson rënie nën presionin e bllokimeve të Kinës, ndërsa BE-ja peshon ndalimin e naftës ndaj Rusisë!
Nafta ra të martën, nën presionin e bllokimeve të COVID-19 në Kinë, të cilat mund të rëndojnë kërkesën, por duke gjetur mbështetje nga një embargo e mundshme......