Ministrat, në restorante vetëm fundjavave - Kodi i ri me kufizime të forta, u ndalohen bar-restorantet gjatë ditëve të punës!
Në asnjë rast një Ministër nuk do mund të takohet më privatisht me një pëfaqësues biznesi, ndërkohë që do u kufizohet frekuentimi i bar-restoranteve vetëm fundjavave apo ditëve të festave, ashtu si dhe lloji i informacioneve që do publikojnë në rrjetet sociale. Në Kodin Etik Ministror janë miratuar disa ndryshime, që tashmë janë të detyrueshme për titullarët e Ministrive si dhe Zëvendësministrat.
Ata tashmë ndalohen të udhëtojnë në first class apo business class, apo të pranojnë bileta udhëtimi të paguara nga një person/kompani private për veten apo për familjarët e vet. Po ashtu, ata ndalohet të përdorin sallën VIP të aeroportit për familjarët e vet, në rast se nuk udhëtojnë vetë; apo dhe të lënë mjetin e Ministrisë në përdorim të familjarëve. Ndërkohë që nuk do kenë më të drejtë të organizojnë evente (festa) me personelin apo persona të tjerë, me fonde të buxhetit të shtetit.”.
“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, vetëm gjatë ditëve të pushimit dhe festave zyrtare, në raste të eventeve familjare apo shoqërore, mund të frekuentojnë ambiente të ndryshme shërbimi, bar/restorant, nëse kjo nuk cenon figurën e tij etike dhe të kabinetit qeveritar, apo në raste të veçanta për arsye pune, të bëra me dije më parë.”, përcakton një prej neneve të reja.
“Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të publikojë apo të komentojë në rrjetet sociale të dhëna, lajme apo informacione sensitive apo konfidenciale, për të cilat është në dijeni për shkak të detyrës. Kjo ndalesë aplikohet edhe në faqe interneti të lexueshme nga shumë persona.”, përcakton një tjetër ndryshim.
Ndërkohë që një prej kushtëzimeve më të rëndësishme, vjen lidhur me kontaktet e Ministrave me botën e biznesit. Ministrat tashmë e kanë ta ndaluar të “zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministries përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”.”
“Dhuratat, që i bëhen anëtarit të Këshillit të Ministrave apo delegacioneve që e shoqërojnë atë, duhet të inventarizohen dhe mund të bëhen pjesë e dekorit të zyrave të ministrave, të dorëzohen në ambientet përkatëse të Kryemistrisë, të caktuara për këtë qëllim, apo të vendosen në godinën e ministrisë kur një ambient i tillë është i mundur.”, percakton Kodi i Ri Ministror.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Shtetet e Bashkuara ‘lehtësohen’ pasi Kina duket se po i dëgjon paralajmërimet ndaj Rusisë!
Dy muaj pas paralajmërimit se Pekini dukej i gatshëm të ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë thonë se nuk kanë zbuluar......

Import mallrash nga Kazakistani? - Shitësit me pakicë rus në bisedime për alternativa!
Shitësit me pakicë rus Magnit dhe Lenta janë në bisedime me furnizuesit e tyre dhe palët e tjera për importimin e mallrave nëpërmjet Kazakistanit, fqinjit......

Kremlin: Putin urdhëron sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse në përgjigje të "veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe......

Stop mishit dhe produkteve të qumështit: A do të ishte një e mirë?!
Nëse nga nesër do të ndalonim së ngrëni mish dhe produkte qumështi dhe të fillonim të hanim insekte dhe të shijonim alga deti dhe mish të kultivuar, Planeti do......

Kina, përgjegjëse për më shumë se gjysmën e impianteve të karbonit në ndërtim në të gjithë planetin!
Pavarësisht iniciativave të shumta që Kina po ndërmerr për të prodhuar energji nga burime të rinovueshme, vendi është përgjegjës për më shumë se gjysmën e......

Ankimohet sërish tenderi për platformën e shit-blerjes së energjisë - “KESH nuk ka zbatuar vendimin e KPP për kriteret, vonesat po dëmtojnë interesat publikë”
Tenderi për ngritjen e platformës për shit-blerjen e energjisë është pezulluar sërish. Shkak është bërë ankesa e kompanisë Communication Progress pranë......

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit - OSBE: Kontrata pune e siguri për gazetarët. Vetërregullimi, më mirë se rregullimi nga qeveria
Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës, duke kontribuar në garantimin e transparencës......

Sondazhi/ Si i menaxhojnë kursimet qytetarët në Shqipëri? Leku, monedha e preferuar. Hezitim për t’i shndërruar në investim
Një sondazh i fundit me konsumatorët shqiptarë tregon hezitimin e tyre për t’i shdërruar kursimet në investim. Sondazhi është zhvilluar nga Qendra Studentore......