Italia, ndihmë 200 euro për 28 milionë banorë - Draghi: Nuk preket buxheti, paketa financohet nga të ardhurat shtesë nga energjia
Qeveria italiane ka prezantuar një paketë masash që synojnë të ndihmojë qytetarët në këtë periudhë të rritjes së çmimeve. Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se sipas dekretit të Këshillit të Ministrave do të ketë një pagesë prej 200 euro për të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe për pensionistët që kanë të ardhura vjetore deri në 35 mijë euro. Masat e njoftuara nga qeveria italiane kapin vlerën e 14 miliardë eurove, që i shtohen ndihmave të mëparshme prej 15.5 miliardë euro, pra një total ndihmash për familjet prej rreth 30 miliardë euro, e barabartë me rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por, me këto masa nuk është ndikuar aspak buxheti i shtetit apo niveli i borxhit. Kryeministri italian, Mario Draghi, sqaroi se paketa është financuar nga të ardhurat shtesë, si pasojë e çmimeve më të larta të produkteve, sidomos të energjisë. “Masat e njoftuara trajtojnë koston e jetesës, përshpejtimi i çmimeve varet në një masë shumë të madhe nga çmimet e energjisë. Dhe kjo do të thotë se është një situatë e përkohshme që duhet përballuar me mjete të jashtëzakonshme”, shtoi Kryeministri. Sipas përllogaritjeve, kjo paketë do të mbështesë rreth 28 milionë italianë.
Gjithashtu, qeveria ka vendosur një taksë të jashtëzakonshme për kompanitë importuese dhe prodhuese të energjisë, që kanë realizuar fitime shtesë si pasojë e çmimeve të larta të energjisë. Gjithçka e shpjegoi ministri italian i Ekonomisë, Daniele Franco. “Taksa për fitimet shtesë të kompanive do të rritet në 25%, por jo vetëm kaq. Gjithashtu, kemi vendosur të shtyjmë deri më 31 dhjetor garancitë për kreditë bankare për SME-të dhe kompanitë e mëdha”, deklaroi Franco. Bonusi i inflacionit ofron mbështetje për grupet më të dobëta të punëtorëve dhe pensionistëve, duke i balancuar atyre shpenzimet për shkak të çmimeve më të larta.
SCAN
Sondazh

BE, “hedh sytë” nga gazi i Afrikës - SHBA, paketë ndihmash prej 33 miliardë dollarë për Ukrainën!
Bashkimi Europian po “hedh sytë” drejt Afrikës për të reduktuar varësinë ndaj gazit rus, dhe njëkohësisht do të japë udhëzime të detajuara në ditët në vijim se......

Scholz, takim me kryeministret e Finlandës dhe Suedisë - Diskutohet mbi çështjet e sigurisë në Europë dhe sfidat e ekonomisë
Kabineti i Kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministret e Finlandës dhe Suedisë, respektivisht Sanna Marin dhe Magdalena Andersson, zhvilluan një takim në......

Fatkeqësitë natyrore, sigurimet e pronës bien 15% - Janar-mars 2022, AMF: Ulje e fortë në portofolin Zjarri dhe Forcat e Natyrës
Sigurimet nga zjarri e katastrofat natyrore kanë shënuar ulje të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti, në të kundërt të trendit të viteve të mëparshëm.......

Ministrat, në restorante vetëm fundjavave - Kodi i ri me kufizime të forta, u ndalohen bar-restorantet gjatë ditëve të punës!
Në asnjë rast një Ministër nuk do mund të takohet më privatisht me një pëfaqësues biznesi, ndërkohë që do u kufizohet frekuentimi i bar-restoranteve vetëm......

Shtetet e Bashkuara ‘lehtësohen’ pasi Kina duket se po i dëgjon paralajmërimet ndaj Rusisë!
Dy muaj pas paralajmërimit se Pekini dukej i gatshëm të ndihmonte Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarë të lartë amerikanë thonë se nuk kanë zbuluar......

Import mallrash nga Kazakistani? - Shitësit me pakicë rus në bisedime për alternativa!
Shitësit me pakicë rus Magnit dhe Lenta janë në bisedime me furnizuesit e tyre dhe palët e tjera për importimin e mallrave nëpërmjet Kazakistanit, fqinjit......

Kremlin: Putin urdhëron sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse në përgjigje të "veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe......

Stop mishit dhe produkteve të qumështit: A do të ishte një e mirë?!
Nëse nga nesër do të ndalonim së ngrëni mish dhe produkte qumështi dhe të fillonim të hanim insekte dhe të shijonim alga deti dhe mish të kultivuar, Planeti do......