“Rrogat janë rritur, ejani nga Gjermania!” - Dervishi, të rinjve: Vende pune ka plot, 2024 gur prove në turizëm

Në këtë vit ku Shqipëria është në pritje të 14 milionë vizitorëve, turizmi është përballë një sfide të madhe, kërkesës për fuqi punëtore. Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare Kujtim Dervishi, e ka cilësuar si gur prove 2024, duke i bërë thirrje të rinjve të kthehen për të punuar në atdhe. Për SCAN tv, Dervishi ka thënë se diferenca mes pagave në Gjermani dhe Shqipëri është shumë minimale, pasi industria turistike shqiptare ka rritur pagat dhe kushtet.
“Problemi krysor janë vetëm stafet. Gjithë rrjeti i hoteleve është në krizë për punëtorë veçanërisht pjesa e bregdetit që ka thithjen më të madhe të turizmit, ka një boshllëk të madh sa i përket stafeve profesionale. Diferenca e pagave midis Gjermanisë dhe Shqipërisë është shumë e vogël, por kushtet këtu janë më të mira pasi je në vendin tënd. Gjermania është një vend i përparuar, por nuk mund të sakrifikosh për 200-300 euro. Shërbimet tani janë rritur, po të shikosh dhe hotelet e bregdetit kanë krijuar kushte për akomodimin e stafeve dhe kërkesat janë në rritje.”- ka thënë Dervishi.
Sa i përket kapacitetit akomodues, Dervishi ka thënë se është shtuar numri i shtretërve, por e rëndësihme është certifikimi. Shpesh hotelet i vendosin vetë yjet, por sipas kreut të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, duhet të përmirësohet shërbimi për t’u shtuar në guide, pasi kushtet më cilësore bëjnë më pas që turisti vendas apo i huaj të zgjedhë kategorinë dhe po në bazë të saj të paguajë, për të mos lënë vend për abuzime.
“Nuk mund t’i vësh yjet sipas dëshirës, por duhen oragnizma ndërkombëtare të specializuara, të cilat kanë eksperiencën e tyre, janë certifikuar dhe akredituar, që duhet të bëjnë këtë kategorizmin nga hotelet deri tek bujtina. Këtu te ne, ndoshta është momenti i fillimit, por dhe kjo do arrihet shpejt.”- ka shtuar Dervishi
Ndërsa rritjen e numrit të bujtinave, Dervishi e cilëson pozitive për nxitjen e ekonomisë rurale duke ndikuar edhe në rigjallërimin e këtyre zonave që vitet e fundit janë shpopulluar.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

76 operatorë ekonomikë u ankuan për tenderët në mars - KPP arkëton mbi 17.7 milionë lekë. Arkëton 1.3 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit
Për Prokurimet Publike janë adresuar 76 ankesa për muajin mars të këtij viti. Referuar buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat përsa i......

Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve për energjinë eolike. Dy aplikime në pak javë
Invstitorët privatë kanë rritur interesin për energjinë eolike, teksa brenda pak javësh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......

Si ndikojnë në ekonomi tendencat moshore? - Raporti i varësisë së të moshuarve "cënon" pensionet
Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues......

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri - Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Drejt finalizimit kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale
Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër......

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......