KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Drejt finalizimit kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e Belshit, teksa së fundmi duket se ka avancuar në sigurimin e financimit të nevojshëm për finalizimin e projektit. Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro, ndërkohë që 30 mln euro parashikohet të financohen përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Pak ditë më parë BERZH përditësoi statusin për këtë kredi, që do të jetë me garanci sovrane apo thënë ndryshe me garanci nga buxheti i shtetit, teksa aprovimi parashikohet të bëhet në korrik të këtij viti.
Ndërkaq, projekti pritet të financohet gjithashtu përmes një granti prej 8 milionë euro nga Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor ("WBIF") dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH.
Impianti fotovoltaik prej 50 MWp dhe nënstacioni i lidhur do të ndodhen në Bashkinë e Belshit në një hapërisë prej rreth 60 ha, ndërsa një linjë e re rreth 9 km, 110 kV do ta lidhë atë me rrjetin në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet si pjesë e projektit.
KESH zotëron dhe operon tre hidrocentralet publike të Kaskadës së Drinit, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 1.350 MW, si dhe një impiant diellor impiantit prej 5 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës. Ndërkaq, gjenerimi i impiantit në BLESH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale
Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër......

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......

Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë......

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......