“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona

Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të caktuar të ekonomisë. Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë organizuan së fundmi ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Bright Mind Albanian Worldwide”, me qëllim vlerësimin e sipërmarrësve, bizneseve dhe organizatave shqiptare nëpër botë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi potencialin e bukurive të natyrës shqiptare për zhvillimin e turizmit dhe ftoi sipërmarrësit e diasporës shqiptare që të investojnë në Shqipëri përmes programeve që ministria ofron.
“Ne nuk ju duam vetëm të vini në Shqipëri dhe të shpenzoni paratë tuaja të fituara jashtë me mund, por duam të mësojmë prej jush dhe t'ju kemi sa më afër, prandaj programet me diasporën dhe këto takime, janë një mënyrë e të ftuarit të diasporës, sic janë edhe paketa e re e maleve apo investo në tokën tënde, për pjesën e maleve ose një turizmi që ne duam të jetë më shumë se sezonal, por të jetë për të gjithë vitin dhe të ketë një zhvillim të mrekullive të paeksploruara të Shqipërisë duke ndërthurur infrastrukturën, tekonologjinë me natyrën, gjithmonë duke mbrojtur këtë të fundit.
Në këtë aspekt, programet për diasporën do të vijojnë, duam të ndihmojmë qendrat kulturore dhe ekonomike apo të shkëmbimeve të ndryshme, ku ne në një shtëpi do të jemi edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe e gjithë diaspora, por duke i ulur kostot tona dhe duke gjeneruar sa më shumë ndërveprim në këto pika, qytete të mëdha nga vini, ku diaspora jonë punon dhe jeton. Qëllimi është të ofrojmë një alternativë që për fëmijët, të afërmit, ortakët tuaj mund të jetë alternativa e jetës për të investuar në Shqiupëri dhe këtu duhet të jemi shumë aktivë me qëllim që t'ju japim paketa investimi dhe për të qenë prezent në Shqipëri edhe në mënyrë virtuale, digjitale apo në mënyrën e investimeve me kompanitë ose degët e kompanive tuaja dhe së shpejti urojmë që të kemi prezencën tuaj edhe në parqet e reja teknologjiike TEDA Tirana apo Durana Tech Park në Durrës, të cilat do të jenë zona për ide të reja dhe investime.”
Çmimet “Bright Mind Albanian Worldwide” bashkuan mendjet më të mira dhe të ndritura në sipërmarrje, duke ofruar një platformë për të shfaqur suksesin, inovacionin dhe përsosmërinë brenda diasporës shqiptare.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......

Familjet amerikane, në “luftë” me inflacionin - Kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, problemi më i madh
Një numër në rritje i familjeve amerikane vënë theksin tek kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve duke e etiketuar si kokëçarjen e tyre më të madhe financiare......

Një konsorcium europian i armëve për një rol global - Situatat aktuale gjeopolitike, industria e armëve në lulëzim
Një konsorcium europian i armëve për t’i dhënë një rol global Europës. Është ky propozimi i Rheinmetall - furnizuesit kryesor ndërkombëtar të sistemeve për......

Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!
Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë......

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!
Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë......

Kompleksi Portual Durrës – Porto Romano mbyll tremujorin e parë të vitit me 3% rritje, kryesojnë konteinerët dhe udhëtarët e transportuar në rrugë detare
Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që......