Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë vend filluan shirat, ato ishin në nivel të ulët dhe kërcënojnë të frenojnë të korrat e eksportuesit kryesor.
Temperaturat mesatare më të ftohta priten për Rusinë jugore në gjysmën e parë të majit, pas nxehtësisë rekord të prillit dhe ky ndryshim mund të jetë “çelësi” për shmangien e humbjeve të konsiderueshme të të korrave në mes të një pranvere jashtëzakonisht të thatë.
Rusia jugore, e cila zotëron më shumë se 30% të të korrave vjetore të grurit të vendit, përjetoi prillin e saj më të thatë në një dekadë, pasi reshjet arritën në vetëm një të katërtën e normales së muajit.
Një kombinim i tillë i thatë dhe i ngrohtë i prillit nuk është vërejtur në Rusinë jugore në të paktën tre dekada. Shembulli më i afërt ishte viti 2012, kur rendimenti i grurit shënoi performancën më të keqe të epokës post-sovjetike.
Konsulenca bujqësore ruse Sovecon dy javë më parë vlerësoi prodhimin e grurit në vitin 2024 në 93 milionë ton, afër niveleve të vitit të kaluar. Humbjet e të korrave në Rusi mund të jenë një ndihmë për furnizuesit e tjerë globalë të grurit, megjithëse alarm ende nuk është dhënë, pasi Rusia kohët e fundit ka eksportuar vëllime rekord. Vendi ka dyfishuar prodhimin e grurit gjatë 20 viteve të fundit dhe tani regjistron një të pestën, ose më shumë të të gjitha eksporteve të grurit.
Vite më parë, prodhimi rus i grurit kishte një reputacion të paparashikueshëm për shkak të luhatjeve të paqëndrueshme të rendimentit, megjithëse rezultatet kanë qenë më të qëndrueshme dhe më të larta vitet e fundit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Kompleksi Portual Durrës – Porto Romano mbyll tremujorin e parë të vitit me 3% rritje, kryesojnë konteinerët dhe udhëtarët e transportuar në rrugë detare
Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që......

Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme për fermerët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se wshtw publikuar për konsultim nisma për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës......

Ukraina prezanton masat drastike të liberalizimit të monedhës në kohë lufte!
Banka Qendrore e Ukrainës prezantoi masat e saj më të mëdha të liberalizimit të monedhës gjatë kohës së luftës të premten me qëllim lehtësimin e kufizimeve për......

Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm për prodhuesit, qeveria pro
Prodhuesit shqiptarë marrin prej qeverisë premtimin për heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm. Në tryezën mes drejtuesve të lartë të qeverisë dhe prodhuesve u......

Programi “EU4Schools”, inaugurohet tjetër shkollë në Tiranë. Shkon në 53 numri i objekteve arsimore të rindërtuara
Ditën e sotme është inauguruar shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Tiranë, një objekt arsimor i cili është rindërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools” /......

Samir Mane i ftuar nga studentët në Vlorë, Presidenti i Grupit Balfin: Turizmi do jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik
Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Të......

Qeveria, konsulencë të jashtme për hekurudhat - Tenderi/Mbështetje për zbatimin e ligjeve të BE-së dhe krijimin e kapaciteteve administrative
Qeveria shqiptare po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionin të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Sipas......

Çfarë parashikon strategjia e financave publike? - Shtyllat ku bazohet. Prioritet, transparenca dhe disiplina fiskale
Strategjia Sektoriale e Menaxhimit të Financave Publike 2023 -2030 synon të krijojë një sistem të menaxhimit të financave publike që garanton transparencë,......