Shqipëria Postuar më 3 Maj 2024, 13:58

Qeveria, konsulencë të jashtme për hekurudhat - Tenderi/Mbështetje për zbatimin e ligjeve të BE-së dhe krijimin e kapaciteteve administrative

Nga SCAN TV
Qeveria, konsulencë të jashtme për hekurudhat -

Qeveria shqiptare po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionin të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor.

Sipas tenderit të hapur në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian, objektivi i kontratës është të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me acquis të BE-së.

Po ashtu, synohet ndërtimi i kapaciteteve administrative për të zbatuar politikat sektoriale dhe legjislacionin e miratuar në mënyrë të plotë dhe efektive përmes mbështetjes në 2 fusha kryesore. Fusha e parë përshin prioritet dhe hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me acquis të BE-së.

Ndërkohë që, fusha e dytë përfshin përmirësimi dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministirisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore shqiptare, nëpërmjet aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së.

Konsulenca parashikohet të kushtojë 700 mijë euro, ndërsa hapja e këtij tenderi vejn në një kohë kur disa projekte hekurudhore në vend kanë avancuar në drejtim të ndërtimit apo sigurimit të financimit për nisjen e rehabilitimit të linjave ekzistuese.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat