Shqiptarët, më punëtorët në Europë! - Një ditë punë më tepër se vendet e BE, por me paga më të ulëta

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak. Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.
Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë. Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian. Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.
Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%. Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend. Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.
Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.
Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër. Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%. Të gjitha grupet e tjera të profesioneve, të përcaktuara nga klasifikimi standard ndërkombëtar i profesioneve zinin mesatarisht deri në 7.3% të totalit të punëtorëve që punonin me orar të zgjatur.
Me qëllim rritjen e punësimit produktiv dhe zvogëlimin e hendekut midis pagave dhe orëve të punës, që prej vitit të shkuar ka nisur reforma e pagave. Prej korrikut të këtij viti pritet që paga mesatare në administratën publike të shkojë në 900 euro, ndërsa rrogat e punonjësve mësimorë parauniversitar do të rriten në masën 38% me vlerë 28.900 lekë, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj. Ndërsa për bluzat e bardha, paga mesatare bruto do të jetë 174.000 lekë/muaj.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“Kujdes PPP-të dhe ndërmarrjet shtetërore” - BE dhe BB: Rrisni transparencën financiare, të ndryshojë rishikimi i buxhetit
Bashkimi Europian dhe Banka Botërore sugjerojnë qeverinë shqiptare të jetë më e kujdesshme dhe më “kontrolluese” sa i takon financave publike. Gjatë......

Gjysma e huave, për tregtinë dhe ndërtimin - Rreth 55% e kredisë së re për biznesin u dha vetëm për këto dy sektorë
Në muajin Mars të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten......

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike, Mete: Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor!
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e......

Sa kanë paguar bizneset për pullat fiskale? - Qëllimi i aplikimit të tyre dhe ndryshimet nga 1 janari 2025
Kjo është një pullë fiskale dhe çdo produkt i tatueshëm me akcizë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë i pajisur me një pullë të tillë, ndryshe......

Sigurim i detyrueshëm për kaldajat, bombolat e depozitat e gazit - Vendimi/ Kufiri minimal, sipas rrezikut. Vlera varion në 10-100 mln lekë
Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë pajisje dhe instalime nën presion do të kenë detyrim për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë......

Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius
Një vonesë pesëvjeçare e përpjekjeve për dekarbonizimin mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale......

Inflacioni në Turqi, pranë “pikut” prej 70% - Çmimet nuk po “ndalen” pas rritjes së pagës minimale
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Turqi u rrit më shpejt në më shumë se një vit, pasi politikat fiskale si rritja e pagës minimale, po mbajnë presionet......

“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP publikon raportin: PBB e Palestinës ra me 7 miliardë USD
Kombet e Bashkuara deklaruan se lufta në Rripin e Gazës e ka frenuar zhvillimin me 40 vjet dhe se rindërtimi do të kushtojë miliarda dollarë për shumë......