Bota Postuar më 3 Maj 2024, 11:48

“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP publikon raportin: PBB e Palestinës ra me 7 miliardë USD

Nga SCAN TV
“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP

Kombet e Bashkuara deklaruan se lufta në Rripin e Gazës e ka frenuar zhvillimin me 40 vjet dhe se rindërtimi do të kushtojë miliarda dollarë për shumë vite.

"Një program i hershëm rimëkëmbjeje për tre vjet për të rikthyer qindra mijëra palestinezë në strehime të përkohshme me mbështetje gjithëpërfshirëse të komunitetit, do të kushtojë midis 2-3 miliardë dollarë," deklaroi Abdallah Al Dardari, drejtor i Byrosë Rajonale për Shtetet Arabe në Programin e OKB-së për Zhvillim (UNDP).

Dardari foli me gazetarët nga Amani, në Jordani, ku lançoi një raport të përditësuar të UNDP-së mbi ndikimet e pritshme socio-ekonomike të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, e cila arrin kufirin shtatëmujor të martën. Sipas tij, rindërtimi i përgjithshëm i Gazës pritet të arrijë të paktën mes 40-50 miliardë dollarëve.

Luftimet kanë rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës, duke dëmtuar ose shkatërruar rreth 370,000 njësi banimi dhe 9% të pronave komerciale. UNDP thotë se edhe në skenarin e saj më të mirë do të duheshin 16 vjet, deri në vitin 2040, për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara, pa riparuar ato të dëmtuara. Nëse afatet kohore të rindërtimit ndjekin të njëjtin model si pas luftërave të 2014 dhe 2021 midis Hamasit dhe Izraelit, thotë raporti, Gazës do t'i duhen rreth 80 vjet për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara.

Dardari tha se janë humbur 40 vjet zhvillim në Gaza, duke arritur në një investim prej afro 50 miliardë dollarësh.

Sipas vlerësimeve, bëse lufta vazhdon deri në korrik, një pjesë e madhe e klasës së mesme të popullsisë do të ishte nën kufirin e varfërisë, duke rritur numrin e përgjithshëm të palestinezëve të shtyrë në varfëri në 3.32 milionë, ose pak më shumë se 60% të popullsisë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Palestinës gjithashtu është ndikuar në mënyrë dramatike që nga fillimi i luftës, duke rënë me 25%, ose gati 7 miliardë dollarë. Dardari tha se kjo rënie mund të arrijë në 29% nëse lufta vazhdon deri në korrik.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat