Europa Postuar më 3 Maj 2024, 13:30

Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius

Nga SCAN TV
Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund

Një vonesë pesëvjeçare e përpjekjeve për dekarbonizimin mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe të rezultojë në një rënie prej 55% të shpenzimeve mesatare globale, tregoi një raport nga kompania konsulente Wood Mackenzie.

Ndërkohë, shpenzimet mesatare vjetore mund të ulen në 1.7 trilionë dollarë, 55% më pak se shuma që kompania konsulente vlerëson se nevojitet për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050.

Investimi total mund të bjerë në 48 trilionë dollarë me një vonesë të tillë, krahasuar me 75 trilionë dollarë që nevojiten për të arritur emetimet neto zero.

Wood Mackenzie publikoi perspektivën e tij të tranzicionit energjetik në shtator 2023. Që atëherë, rreziqet e vonesave në tranzicionin drejt energjisë me karbon të ulët janë rritur, mes pasigurive politike, inflacionit dhe zgjedhjeve në të gjithë botën.

Në bisedimet e OKB-së për klimën vitin e kaluar, vendet ranë dakord të fillonin reduktimin e konsumit global të lëndëve djegëse fosile në mënyrë që të arrinin emetimet neto zero deri në vitin 2050. Ata tashmë kishin rënë dakord të mbanin ngrohjen globale brenda 1.5 gradë Celsius mbi temperaturat para-industriale.

Sipas kompanisë konsulente, me gjysmën e popullsisë globale që shkon drejt kutive të votimit në vitin 2024, realitetet politike dhe skepticizmi klimatik në vendet kryesore emetuese, si SHBA dhe Evropa, mund të zvogëlohet mbështetja për tranzicionin pasi votuesit kërkojnë siguri ekonomike dhe stabilitet çmimesh.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat