“Kujdes PPP-të dhe ndërmarrjet shtetërore” - BE dhe BB: Rrisni transparencën financiare, të ndryshojë rishikimi i buxhetit

Bashkimi Europian dhe Banka Botërore sugjerojnë qeverinë shqiptare të jetë më e kujdesshme dhe më “kontrolluese” sa i takon financave publike. Gjatë prezantimit të strategjisë së tretë të menaxhimit të financave publike, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se rritja e transparencës është thelbësore për integrimin. Sipas tij, duhet të ndryshojë njëherë e mirë qasja e ndryshimit të buxhetit vjetor, përmes akteve normative.
“Menaxhimi i financave publike është në thelb të integrimit në Bashkimin Europian sepse prek disa kapituj të anëtarësimit. Kjo tregon sa e rëndësishme është menaxhimi i financave publike për qeverisjen e mirë. Ne jemi të mendimit që duhet të kthehemi tek rishikimi i buxhetit me anë të procedurave dhe jo të akteve normative sepse është i rëndësishëm dhe mendimi i parlamentit dhe roli i KLSH-së. Mbetet i rëndësishëm monitorimi i PPP-ve apo ndërmarrjeve në pronësi të shtetit, në tatime zgjeroni bazën tatimore, duke luftuar informalitetin. Strategjia afatmesme e të ardhurave ofron parashikueshmëri për bizneset.
Ndërsa për Bankën Botërore, është thelbësore transparenca dhe llogaridhënia.
“Objektivi kryesor i menaxhimit të financave publike është të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë përmes menaxhimit më të mirë dhe përdorimit efecient të burimeve. E bëjmë këtë gjë duke ruajtur disiplinën fiskale nëpërmjet mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimi i fondeve publike ka një gjithë përfshirje. Transparenca dhe llogaridhënia, duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen sa më shumë të jetë e mundur. Gjatë viteve të fundit ka pasur shok dhe në momentet e shokut ka pasur nevojë për rialokime dhe këto rialokime duhet të bëhen në mënyrë të shpejtë në mënyrë që ti përgjigjen sa më shpejt qytetarëve”.
Ndërsa Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri me dije ndër të tjera se fokusi i kësaj strategjie do të jetë përmirësimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe makroekonomike.
“Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, si edhe rritjen e monitorimit dhe raportimit; Rritjen e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor; Forcimin e menaxhimit të zbatimit të buxhetit dhe implementimin e mëtejshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit; vancimin e përputhshmërisë së sistemeve për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e BE-së; si dhe, një nga risitë e kësaj strategjie, që ka të bëjë me: Integrimin e elementeve të ekonomisë së gjelbër, duke synuar procedura dhe praktika që nxisin shpenzime drejt aktiviteteve të gjelbra”.
Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike, e nxjerrë për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar, pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjysma e huave, për tregtinë dhe ndërtimin - Rreth 55% e kredisë së re për biznesin u dha vetëm për këto dy sektorë
Në muajin Mars të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten......

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike, Mete: Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor!
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e......

Sa kanë paguar bizneset për pullat fiskale? - Qëllimi i aplikimit të tyre dhe ndryshimet nga 1 janari 2025
Kjo është një pullë fiskale dhe çdo produkt i tatueshëm me akcizë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë i pajisur me një pullë të tillë, ndryshe......

Sigurim i detyrueshëm për kaldajat, bombolat e depozitat e gazit - Vendimi/ Kufiri minimal, sipas rrezikut. Vlera varion në 10-100 mln lekë
Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë pajisje dhe instalime nën presion do të kenë detyrim për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë......

Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius
Një vonesë pesëvjeçare e përpjekjeve për dekarbonizimin mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale......

Inflacioni në Turqi, pranë “pikut” prej 70% - Çmimet nuk po “ndalen” pas rritjes së pagës minimale
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Turqi u rrit më shpejt në më shumë se një vit, pasi politikat fiskale si rritja e pagës minimale, po mbajnë presionet......

“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP publikon raportin: PBB e Palestinës ra me 7 miliardë USD
Kombet e Bashkuara deklaruan se lufta në Rripin e Gazës e ka frenuar zhvillimin me 40 vjet dhe se rindërtimi do të kushtojë miliarda dollarë për shumë......

Sa do të kushtojë ndërtimi i urës në Baltimorë? - Parashikohet deri 1,9 miliardë dollarë. Siguruesi do të paguajë 350 milionë
Rindërtimi i urës së shembur në Baltimorë, vlerësohet se do të kushtojë nga 1.7 miliardë deri në 1.9 miliardë dollarë, ndërsa parashikohet që punimet të......