Gjysma e huave, për tregtinë dhe ndërtimin - Rreth 55% e kredisë së re për biznesin u dha vetëm për këto dy sektorë

Në muajin Mars të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten me rritje. Sipas të dhënave më të fundit nga "Banka e Shqipërisë" në lidhje me kreditimin gjatë marsit, rezulton se kredia për sektorin privat ka arritur në nivelin e 20.1 miliardë lekëve ose 20.8% më shumë se një vit më parë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilët sektorë të ekonomisë kanë marrë më shumë kredi gjatë muajit mars, dhe si kanë ndryshuar tendencat gjatë tremujorit të parë të vitit aktual?
Përsa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit mars shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 6 mld lekë hua të marra nga banka, ose 30.3% të totalit.
Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria Përpunuese” me 4.9 mld lekë dhe 2.5 mld lekë kredi të re të huazuar nga banka. Këto të fundit përbëjnë 24.7% dhe 12.7% të kredisë totale të dhënë për sektorin privat.
“Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” ndjek në vend të 4-tët, me rreth 1.3 miliardë lekë kredi të re gjatë muajit të 3-të të vitit. Ndërkohë, sektorët si "Administrim publik dhe mbrojtje” apo “Furnizimi me ujë dhe menaxhimi imbetjeve” ishin sektorët me nivelin më të ulët të kreditimit.
Nëse analizojmë trendin e portofolit të kredisë së bizneseve sipas aktivitetit ekonomik përgjatë tremujorit të parë të vitit aktual, vëmë re se gjatë muajit mars të vitit 2024, “Tregtia me shumicë dhe pakicë”, “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” kanë rritur kreditimin krahasuar me 2 muajt e parë të vitit.
Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori i “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” ka patur rritjen më të lartë me 2980% dhe “Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi” e ka zgjeruar portofolin me 840%. Nga ana tjetër, "Tregtia” dhe “ Ndërtimi” në terma vjetorë e kanë rritur financimin me 12% dhe 136% përkatësisht.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike, Mete: Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor!
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e......

Sa kanë paguar bizneset për pullat fiskale? - Qëllimi i aplikimit të tyre dhe ndryshimet nga 1 janari 2025
Kjo është një pullë fiskale dhe çdo produkt i tatueshëm me akcizë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë i pajisur me një pullë të tillë, ndryshe......

Sigurim i detyrueshëm për kaldajat, bombolat e depozitat e gazit - Vendimi/ Kufiri minimal, sipas rrezikut. Vlera varion në 10-100 mln lekë
Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë pajisje dhe instalime nën presion do të kenë detyrim për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë......

Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius
Një vonesë pesëvjeçare e përpjekjeve për dekarbonizimin mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale......

Inflacioni në Turqi, pranë “pikut” prej 70% - Çmimet nuk po “ndalen” pas rritjes së pagës minimale
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Turqi u rrit më shpejt në më shumë se një vit, pasi politikat fiskale si rritja e pagës minimale, po mbajnë presionet......

“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP publikon raportin: PBB e Palestinës ra me 7 miliardë USD
Kombet e Bashkuara deklaruan se lufta në Rripin e Gazës e ka frenuar zhvillimin me 40 vjet dhe se rindërtimi do të kushtojë miliarda dollarë për shumë......

Sa do të kushtojë ndërtimi i urës në Baltimorë? - Parashikohet deri 1,9 miliardë dollarë. Siguruesi do të paguajë 350 milionë
Rindërtimi i urës së shembur në Baltimorë, vlerësohet se do të kushtojë nga 1.7 miliardë deri në 1.9 miliardë dollarë, ndërsa parashikohet që punimet të......

Pse divergjenca mes Fed dhe BQE mund të sjellë telashe për euron?!
Perspektiva e ndryshimit të Bankës Qendrore Europiane nga Rezerva Federale për uljen e normave të interesit ka të ngjarë të jetë "veçanërisht negative" për......