Sigurim i detyrueshëm për kaldajat, bombolat e depozitat e gazit - Vendimi/ Kufiri minimal, sipas rrezikut. Vlera varion në 10-100 mln lekë

Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë pajisje dhe instalime nën presion do të kenë detyrim për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, që përcakton kategoritë e operatorëve ekonomikë, që në funksion të veprimtarive tregtare do të duhet t’i nënshtrohen detyrimit të ri, duke i ndarë në 2 kategori.
Kategoria e parë përfshin subjektet që zhvillojnë aktivitet tregtar dhe ofrojnë shërbime për të tretë në një sërë fushash, sikurse janë: Restorantet, akomodimi, ndërtimi apo prodhimi, përpunimi dhe tregitmi i produkteve ushqimore e jo ushqimore.
Po ashtu, përfshihen dhe shoqëritë nxjerrjes apo përpunimit të hidrokarbureve, apo edhe institucionet apo ndërmarrjet shtetërore. Ndërkaq, në kategorinë e dytë përfshihen subjektet që përdorin apo administrojnë enë nën presion, sipas volumit e më konkretisht kaldajat e avullit, bombolat, enët e thjeshta nën presion, linjat teknologjike, pajisjet për shuarjen e zjarrit, etj.
Paralelisht, vendim i qeverisë përcakton kufirin minimal të përgjegjësisë që mbulohet nga kontrata e sigurimit, me qëllim garantimin e sigurisë së mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve nga rreziqet e shkaktuara nga këto pajisje dhe instalime.
Kështu, për pajisje apo impiante nën presion me rrezik të ulët, kufiri minimal është 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat, ndërsa për pajisje me rrezik të, mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat.
Po ashtu, vendimi i qeverisë përcakton për impiantet me rrezik të lartë, kufiri minimal do të jetë 35 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 70 milionë lekë në agregat dhe ato me rrezik shumë të lartë, 50 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 100 milionë lekë në agregat. Ky vendim vjen në një kohë kur Inspektoriati Shtetëor Teknik dhe Industrial ka ndërmarrë një seri kontrollesh në strukturat akomoduese mbi sigurinë e pasjijeve nën presion.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Vonesa e tranzicionit të energjisë, ndikon në investime - Mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius
Një vonesë pesëvjeçare e përpjekjeve për dekarbonizimin mund të sjellë rritje të temperaturave mesatare globale në 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale......

Inflacioni në Turqi, pranë “pikut” prej 70% - Çmimet nuk po “ndalen” pas rritjes së pagës minimale
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Turqi u rrit më shpejt në më shumë se një vit, pasi politikat fiskale si rritja e pagës minimale, po mbajnë presionet......

“Rreth 50 mld USD për rindërtimin e Gaza-s” - UNDP publikon raportin: PBB e Palestinës ra me 7 miliardë USD
Kombet e Bashkuara deklaruan se lufta në Rripin e Gazës e ka frenuar zhvillimin me 40 vjet dhe se rindërtimi do të kushtojë miliarda dollarë për shumë......

Sa do të kushtojë ndërtimi i urës në Baltimorë? - Parashikohet deri 1,9 miliardë dollarë. Siguruesi do të paguajë 350 milionë
Rindërtimi i urës së shembur në Baltimorë, vlerësohet se do të kushtojë nga 1.7 miliardë deri në 1.9 miliardë dollarë, ndërsa parashikohet që punimet të......

Pse divergjenca mes Fed dhe BQE mund të sjellë telashe për euron?!
Perspektiva e ndryshimit të Bankës Qendrore Europiane nga Rezerva Federale për uljen e normave të interesit ka të ngjarë të jetë "veçanërisht negative" për......

Cili vend europian është i preferuari i investitorëve të huaj?
Për të pestin vit radhazi, Franca ka mposhtur Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për t'u bërë qendra e investimeve të huaja të Europës. Financimi jashtë shtetit......

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke regjistruar një zbritje të kuotës nga dje teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me 94.2......

Si do të funksionojë saktësisht sistemi i ri i hyrje-daljeve të BE-së?
Sistemi i hyrjes-daljes së BE-së pas Brexit-it (EES) fillimisht ishte menduar të lançohej në vitin 2022, më pas u riplanifikua për maj 2023 përpara se të......