Shqipëria Postuar më 3 Maj 2024, 13:31

Çfarë parashikon strategjia e financave publike? - Shtyllat ku bazohet. Prioritet, transparenca dhe disiplina fiskale

Nga SCAN TV
Çfarë parashikon strategjia e financave publike? - Shtyllat ku

Strategjia Sektoriale e Menaxhimit të Financave Publike 2023 -2030 synon të krijojë një sistem të menaxhimit të financave publike që garanton transparencë, llogaridhënie, disiplinë fiskale dhe efikasitet në përdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik. Gjithashtu siguron një integrim të lehtë dhe të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Referuar dokumentit të hedhur për konsultim publik, strategjia është e strukturuar në gjashtë shtylla, me disa komponentë për secilën. Shtylla e parë është programimi Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut, planifikimi i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimi transparent, menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave, kontabiliteti dhe menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit, Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik si dhe Mbikëqyrja e Jashtme

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është e lidhur me Dokumentin e Programit të Qeverisë për mandatin 2021-2025, prioriteti “Mirëqenie për të gjithë”. Ky prioritet përfshin mbështetje  dhe angazhim për të siguruar rritje e zhvillim ekonomik për më shumë të ardhura, një jetë dinjitoze e përfshirje në jetën ekonomike për të gjithë qytetarët, duke vënë theksin tek bizneset e vogla, tek familjet produktive, fshati dhe forca punëtore që shtyn përpara zhvillimet pozitive të vendit.

Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare është e angazhuar për të siguruar një rritje ekonomike mesatarisht 4.5 % në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi. Konsolidim të përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60% në fund të mandatit dhe rritje të ardhurave të disponueshme me 20% deri në fund të mandatit. Gjithashtu, strategjia është një nga katër kushtet e përgjithshme që duhet të plotësoje Shqipëria në mënyrë që të disbursohen fondet e instrumentit të Mbështetjes Buxhetore.

Vijimësia e Menaxhimit të Financave Publike konsiderohet si thelbësore për të rritur efektivitetin e shpenzimeve buxhetore dhe për të krijuar një mjedis më produktiv për shpenzime në afat të mesëm dhe afatgjatë.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat