Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm për prodhuesit, qeveria pro

Prodhuesit shqiptarë marrin prej qeverisë premtimin për heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm. Në tryezën mes drejtuesve të lartë të qeverisë dhe prodhuesve u trajtuan shqetësimet kryesore të këtyre të fundit
“Jemi mbledhur për të trajtuar 3 problematika që janë heqja e akcizës për gazin e lëngshëm, mundësimi i importimit të lëndëve djegëse alternative dhe mundësimin e importimit të lëndëve të para dytësore, sigurisht, pjesë e listës së gjelbërt” deklaroi Aleks Polo, drejtor ekzekutiv, Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë.
“Është momenti që ta diskutojmë sot në të gjitha nivelet, ashtu sa i përket përfaqësisë së komisioneve parlamentare edhe qeverisë.
Edhe ju nga ana juaj, dhe sigurisht shoqata do të mbajë rolin e facilitatorit, që do të ndjekë të gjithë procesin dhe do duhet një lobim i fortë nga ana jonë besoj për të ndryshuar skemën e parashikuar.
Megjithatë, ne jemi të gatshëm për ta adresuar të gjitha ato çështje që do ta facilitonin biznesin shqiptar dhe investitorët e huaj padyshim” deklaroi zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Energjisë.
“Ne jemi për të proceduar me shpejtësi në Kuvend për të tre këto iniciativa mjafton që të jenë të formulara siç duhet” deklaroi Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Ndërkohë ministrja Kumbaro njoftoi prodhuesit për miratimin së shpejti të një ligji të ri të trajtimit të mbetjeve.
Përafrimi i ligjeve në fushën e mjedisit por edhe të mbështetjes së prodhuesve janë pjesë e kërkesave të Bashkimit European për përmirësimin e standarteve ligjore.
SCAN
Sondazh

Programi “EU4Schools”, inaugurohet tjetër shkollë në Tiranë. Shkon në 53 numri i objekteve arsimore të rindërtuara
Ditën e sotme është inauguruar shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Tiranë, një objekt arsimor i cili është rindërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools” /......

Samir Mane i ftuar nga studentët në Vlorë, Presidenti i Grupit Balfin: Turizmi do jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik
Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Të......

Qeveria, konsulencë të jashtme për hekurudhat - Tenderi/Mbështetje për zbatimin e ligjeve të BE-së dhe krijimin e kapaciteteve administrative
Qeveria shqiptare po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionin të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Sipas......

Çfarë parashikon strategjia e financave publike? - Shtyllat ku bazohet. Prioritet, transparenca dhe disiplina fiskale
Strategjia Sektoriale e Menaxhimit të Financave Publike 2023 -2030 synon të krijojë një sistem të menaxhimit të financave publike që garanton transparencë,......

Shqiptarët, më punëtorët në Europë! - Një ditë punë më tepër se vendet e BE, por me paga më të ulëta
Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak. Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e......

“Kujdes PPP-të dhe ndërmarrjet shtetërore” - BE dhe BB: Rrisni transparencën financiare, të ndryshojë rishikimi i buxhetit
Bashkimi Europian dhe Banka Botërore sugjerojnë qeverinë shqiptare të jetë më e kujdesshme dhe më “kontrolluese” sa i takon financave publike. Gjatë......

Gjysma e huave, për tregtinë dhe ndërtimin - Rreth 55% e kredisë së re për biznesin u dha vetëm për këto dy sektorë
Në muajin Mars të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten......

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike, Mete: Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor!
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e......