Një konsorcium europian i armëve për një rol global - Situatat aktuale gjeopolitike, industria e armëve në lulëzim

Një konsorcium europian i armëve për t’i dhënë një rol global Europës. Është ky propozimi i Rheinmetall - furnizuesit kryesor ndërkombëtar të sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet civile. Rheinmetall dha idenë e një konsorciumi europian të armëve për të konkurruar më mirë me rivalët amerikanë, ndërsa grupi gjerman i mbrojtjes shpalosi ambiciet e tij globale në një industri në lulëzim.
Kompania, një përfituese kryesore e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, parashikon të ardhura rekord prej më shumë se 10 miliardë euro këtë vit, ndërsa libri i saj i porosive të arrijë në 60 miliardë euro.
CEO i kompanisë u shpreh se objektivi është transformimi në një lojtar në mbarë botën dhe aktualisht kjo mund të bëhet vetëm falë fluksit të mirë të parave. Ai tha se Rheinmetall do të përpiqet të vazhdojë me blerjet në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu sugjeroi krijimin e një ‘konsorciumi të madh’ të kompanive europiane të mbrojtjes. Ai sqaroi se do të kishte kuptim të themelohej një strehë e sistemit europian që ka një qarkullim prej rreth 30, 35 miliardë euro, në mënyrë që mund të konkurrohet me amerikanët. Kjo, sipas tij, është padyshim e mundur.
Ai tha se lojtarë të tjerë të mëdhenj në Europë përfshinin Leonardo, i cili ka një kapitalizim tregu dukshëm më të ulët se Rheinmetall, dhe KNDS nga Franca, por nuk dha asnjë tregues për ndonjë bisedë për të krijuar një konsorcium të mundshëm.
Duke u futur në Shtetet e Bashkuara, besohet se Rheinmetall ka një shans të mirë për të fituar një kontratë për të zhvilluar një pasardhës të mjetit luftarak Bradley në një projekt që mund të vlejë më shumë se 45 miliardë dollarë.
Por pjesa më e madhe e porosive për pajisjen e ushtrisë gjermane me automjete të reja luftarake do të shkonte në Finlandë, ku kompania e mbrojtjes Patria po udhëheq zhvillimin e një automjeti të blinduar 6x6 që do të përdoret gjithashtu nga Finlanda, Suedia dhe Letonia.
Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz krijoi një fond mbrojtjeje speciale prej 100 miliardë eurosh në vitin 2022, në atë që e përshkroi si një pikë kthese për të rritur shpenzimet e saj ushtarake pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, duhen 30 miliardë euro shtesë në vit. Rheinmetall aktualisht po punon me më shumë fitim dhe parashikohet se vlera e tij e tregut mund të rritet në rreth 50 miliardë euro nga 22 miliardë tani.
Dorina Kurtaj /SCAN

Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!
Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë......

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!
Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë......

Kompleksi Portual Durrës – Porto Romano mbyll tremujorin e parë të vitit me 3% rritje, kryesojnë konteinerët dhe udhëtarët e transportuar në rrugë detare
Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që......

Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme për fermerët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se wshtw publikuar për konsultim nisma për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës......

Ukraina prezanton masat drastike të liberalizimit të monedhës në kohë lufte!
Banka Qendrore e Ukrainës prezantoi masat e saj më të mëdha të liberalizimit të monedhës gjatë kohës së luftës të premten me qëllim lehtësimin e kufizimeve për......

Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm për prodhuesit, qeveria pro
Prodhuesit shqiptarë marrin prej qeverisë premtimin për heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm. Në tryezën mes drejtuesve të lartë të qeverisë dhe prodhuesve u......

Programi “EU4Schools”, inaugurohet tjetër shkollë në Tiranë. Shkon në 53 numri i objekteve arsimore të rindërtuara
Ditën e sotme është inauguruar shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Tiranë, një objekt arsimor i cili është rindërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools” /......

Samir Mane i ftuar nga studentët në Vlorë, Presidenti i Grupit Balfin: Turizmi do jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik
Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Të......