Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!

Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë euro) gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, që në vitin 2022 kompanie kishte regjistruar një fitim prej 1.2 trilionë rubla.
Këto shifra zhgënjyese erdhën kryesisht për shkak të rënies së konsiderueshme të eksporteve drejt Evropës, si rezultat i sanksioneve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Kjo ka qenë një goditje veçanërisht e rëndë, pasi përpara luftës në Ukrainë, Evropa ishte tregu më i madh i eksportit si për Rusinë, ashtu edhe për Gazpromin. Kompania ende nuk ka publikuar asnjë nga shifrat e eksportit që nga fillimi i vitit të kaluar.
Gazprom ka qenë prej kohësh një nga kompanitë më me ndikim të Rusisë, me aftësinë për të përdorur furnizimet e saj me gaz si levë për të diktuar rrjedhën e disa konflikteve rajonale, si ato në Moldavi dhe Ukrainë.
Ajo gjithashtu u përpoq të bënte të njëjtën gjë me Evropën, si hakmarrje për sanksionet e BE-së, duke ndaluar furnizimet me gaz natyror përmes tubacioneve të saj Nord Stream. Megjithatë, kjo lëvizje rezultoi me efekt të kundërt, pasi në vend që të detyronte Evropën të hiqte apo zbuste sanksionet, ajo ka përshpejtuar kërkimin e ofruesve të tjerë të energjisë për kontinentin.
Kjo ka bërë që Evropa të kthehet më shumë drejt furnizuesve të tjerë të mëdhenj, si SHBA, Afrika e Veriut dhe Katari, të cilët kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme për të ndihmuar kontinentin të depozitojë gaz natyror për muajt e dimrit. Sidoqoftë, një dimër më i butë se sa pritej në vitin 2023 nënkuptonte gjithashtu se u përdorën më pak furnizime me energji sesa pritej më parë.
Gazprom është përpjekur të kompensojë eksportet e tij në rënie duke u shitur më shumë gaz vendeve në zhvillim si India dhe Kina, të cilat gjithashtu kanë përfituar nga energjia më e lirë e ofruar nga Rusia.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!
Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë......

Kompleksi Portual Durrës – Porto Romano mbyll tremujorin e parë të vitit me 3% rritje, kryesojnë konteinerët dhe udhëtarët e transportuar në rrugë detare
Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që......

Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme për fermerët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se wshtw publikuar për konsultim nisma për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës......

Ukraina prezanton masat drastike të liberalizimit të monedhës në kohë lufte!
Banka Qendrore e Ukrainës prezantoi masat e saj më të mëdha të liberalizimit të monedhës gjatë kohës së luftës të premten me qëllim lehtësimin e kufizimeve për......

Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm për prodhuesit, qeveria pro
Prodhuesit shqiptarë marrin prej qeverisë premtimin për heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm. Në tryezën mes drejtuesve të lartë të qeverisë dhe prodhuesve u......

Programi “EU4Schools”, inaugurohet tjetër shkollë në Tiranë. Shkon në 53 numri i objekteve arsimore të rindërtuara
Ditën e sotme është inauguruar shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, Tiranë, një objekt arsimor i cili është rindërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools” /......

Samir Mane i ftuar nga studentët në Vlorë, Presidenti i Grupit Balfin: Turizmi do jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik
Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Të......

Qeveria, konsulencë të jashtme për hekurudhat - Tenderi/Mbështetje për zbatimin e ligjeve të BE-së dhe krijimin e kapaciteteve administrative
Qeveria shqiptare po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionin të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Sipas......