OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar kafe për të ndryshuar kontratat e energjisë me çmimet e skemës së re, që u miratua muajin e kaluar. Përmes një shkrese, drejtuar Shoqatës së Bukës, FSHU saktëson se subjektet që kanë 2 kontrata, duhet të paraqiten pranë çdo qendre të Kujdesit ndaj Klientit, për të bërë mbylljen e një prej kontratave që disponojnë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal saktëson se do të bëhet mbyllja e kontratës që është hapur më vonë, ndërkohë që sipas rastit, për kontratën që do të aplikohet mbyllja, do të merren masa që fuqitë e instaluara, të transferohen në kontratën që do të vijojë të furnizojë objektin.
Paralelisht, FSHU bën me dije se për çdo subjekt furrë buke apo prodhim mielli do të ushtrohen kontrolle, për të kryer verifikimin e veprimtrarisë së tyre. Ndërkohë që, për çdo sipërmarrje, në bazë të verifikimeve të kryera do të merren masa për ndryshimin e kategorisë, duke përcaktuar edhe çmimin me të cilin do e paguajnë energjinë elektrike të konsumuar.
Sipas skemës së re, për furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kWh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kWh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë ekspres, bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......

Familjet amerikane, në “luftë” me inflacionin - Kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, problemi më i madh
Një numër në rritje i familjeve amerikane vënë theksin tek kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve duke e etiketuar si kokëçarjen e tyre më të madhe financiare......

Një konsorcium europian i armëve për një rol global - Situatat aktuale gjeopolitike, industria e armëve në lulëzim
Një konsorcium europian i armëve për t’i dhënë një rol global Europës. Është ky propozimi i Rheinmetall - furnizuesit kryesor ndërkombëtar të sistemeve për......

Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!
Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë......

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!
Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë......

Kompleksi Portual Durrës – Porto Romano mbyll tremujorin e parë të vitit me 3% rritje, kryesojnë konteinerët dhe udhëtarët e transportuar në rrugë detare
Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që......

Ndryshime ligjore për importin e farave - Denaj: Ulim kostot e panevojshme për fermerët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se wshtw publikuar për konsultim nisma për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës......