Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”

Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me 3.7%. Në total, bëhet fjalë për 533,711 nxënës të regjistruar, nga 554,222 që ishin gjatë vitit pararendës akademik. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik. Pra, në vetëm një vit janë regjistruar 20,511 nxënës më pak. Kjo rënie e ndjeshme e numrit të regjistrimeve padiskutim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimin e struktrës demografike të vendit tonë, dhe veçanërisht me plakjen dhe me emigrimin.
Por, ndërkohë që shifrat në nivel makro nxjerrin në pah tendencat dhe problemet e mëdha demografike të Shqipërisë sot, në nivel mikro na japin një panoramë të qartë të tendencave të të rinjve sa i përket degës së studimeve. Edhe gjatë vitit akademik 2023-2024 janë konfirmuar tendencat e viteve të fundit, madje me nuanca edhe më të theksuara, sa i përket “braktisjes” së shkencave të natyrës dhe preferencat për degët e mjeksisë. “Shkenca natyrore, matematike dhe statistikë” është dega që ka regjistruar rënien më të madhe me 43.4% të regjistrimeve. Shkencat sociale dhe artet po ashtu kanë shënuar rënie të regjistrimeve. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT vetëm në dy degë është regjistruar rritje e numrit të regjistrimeve. Në degët “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri” janë rritur regjistrimet me 8.8% dhe 1% përkatësisht.
Por pse të rinjtë janë më të orientuar drejt mjeksisë? Nisur nga tendenca vitet e fundit tendenca mund të lidhet me emigrimin. Siç dihet, në disa vende të Europës ka vështirësi për punëtorë në sektorin e shëndetësisë dhe kjo mund të shihet si mundësi edhe nga studentët shqiptarë. Bluzat e bardha po zgjedhin gjithnjë e më shumë të punojnë e jetojnë në vende jashtë Shqipërisë, ku duket se kanë gjetur kushte më të mira. Pra, të rinjtë zgjedhin mjeksinë, por profesionin duan ta ushtrojnë jashtë.
Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116,994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3.6% krahasuar me 2022-23. studente femra, ose 58.4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.
Megjithatë, pavarësisht ndryshimit vjetor të regjistrimeve sipas degëve, ne vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......

Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë......

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......