“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?

Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim i përhershëm, ka habitur dhe mërzitur eksportuesit turq. Kompanitë turke, të cilat furnizonin Izraelin me një gamë të gjerë produktesh u gjendën të papërgatitura, në momentin kur Turqia vendosi ndalimin e eksportit të 54 llojeve të produkteve në Izrael.
“Ngrirja” totale e eksporteve prek kryesisht vetë tregtarët. Shumë mallra të destinuara për në Izrael vonohen në doganë pasi sistemi i zhdoganimit u mbyll përpara se të shpallej vendimi për ndalimin.
Vitin e kaluar eksportet turke në Izrael arritën në 5.4 miliardë dollarë, ndërsa importet në 1.6 miliardë dollarë. Por, Turqia nuk dërgoi vetëm çelik, materiale ndërtimi, automjete, plastikë, pajisje elektrike dhe makineri.
Shumë kompani turke ushqimore i dërgonin produktet e tyre në Izrael dhe si rrjedhojë në territoret palestineze. Të gjithë kanë frikë se ndalimi i ushqimit nga Turqia do të thotë se ajo që ishte e destinuar për territoret palestineze do të bllokohet nga doganat izraelite.
Në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga Ministria turke e Tregtisë, shumë eksportues turq po kërkojnë mënyra alternative për të dërguar mallrat e tyre në Izrael, A do t'i hapë Egjipti kufijtë për palestinezët përmes Jordanisë, apo Libanit? Por, edhe kjo zgjidhje mund të përjashtohet.
Ushqimi është shumë i ndjeshëm pasi eksportuesit turq prodhojnë gjithashtu ambalazhe speciale për Izraelin. Bankierët besojnë se kjo lëvizje e Turqisë mund të rrisë çmimet në Izrael. Nga ana tjetër, me gjendjen e ekonomisë turke në një moment kritik, në pritje të reformave të vështira për të frenuar inflacionin në 70%, një lëvizje e tillë mund të dëmtojë më shumë qytetarët turq sesa Izraelin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......

Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë......

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......

Familjet amerikane, në “luftë” me inflacionin - Kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, problemi më i madh
Një numër në rritje i familjeve amerikane vënë theksin tek kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve duke e etiketuar si kokëçarjen e tyre më të madhe financiare......