Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"

Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe drithërave, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë - FAO. Përkundrazi, çmimet e produkteve të qumështit dhe sheqerit ranë.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit, i cili gjurmon ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një sërë artikujsh ushqimorë të tregtuar globalisht, rezultoi mesatarisht 119.1 në prill, 0.3% më shumë nga niveli i rishikuar i marsit, ndërsa ra me 9.6% krahasuar me nivelin e një viti më parë.
Indeksi i çmimeve të mishit u rrit me 1.6% në prill nga muaji i kaluar pasi çmimet ndërkombëtare për shpendët, gjedhët dhe delet u rritën. Çmimet botërore të mishit të derrit ranë në mënyrë margjinale, duke reflektuar kërkesën e brendshme të frenuar në Europën Perëndimore dhe uljen e vazhdueshme të kërkesës nga importuesit kryesorë, veçanërisht nga Kina.
Rritje pësuan gjithashtu edhe çmimet e drithërave. Indeksi i çmimeve u rrit me 0.3% nga marsi, duke i dhënë fund një serie humbjesh tre-mujore. Çmimet globale të eksportit të grurit mbetën të qëndrueshme në prill pasi konkurrenca e fortë midis eksportuesve kryesorë kompensoi shqetësimet për kushtet e pafavorshme të rritjes në pjesë të Bashkimit Europian, Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çmimet e eksportit të misrit u rritën, të nxitura nga kërkesa e lartë.
Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal gjithashtu u rrit me 0.3% nga marsi në nivelin më të lartë në 13 muaj. Çmimet më të larta për vajin e lulediellit kompensojnë çmimet më të ulëta për vajin e palmës dhe vajin e sojës.
Çmimi i sheqerit u ul me 4.4% për t'u mbyllur nën nivelin e prillit 2023. Kjo rënie lidhet kryesisht me perspektivën e përmirësuar të ofertës globale.
Çmimi i qumështit u ul me 0.3%, duke i dhënë fund gjashtë muajve radhazi të fitimeve, si pasojë e kërkesës së ulët për qumësht pluhur të skremuar dhe çmimeve më të ulëta globale të djathit, të rënduara nga një dollar më i fortë amerikan. Çmimet globale të gjalpit, në të kundërt, u rritën mes kërkesës së qëndrueshme.
Duhet theksuar se rritja e vazhdueshme e çmimeve të kakaos ka ndikuar edhe në inflacionin e ushqimeve dhe ka bërë që çokollatat dhe llojet e çokollatës të konsumuara në shumicën e vendeve të botës shumë më të shtrenjta.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......

Familjet amerikane, në “luftë” me inflacionin - Kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, problemi më i madh
Një numër në rritje i familjeve amerikane vënë theksin tek kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve duke e etiketuar si kokëçarjen e tyre më të madhe financiare......

Një konsorcium europian i armëve për një rol global - Situatat aktuale gjeopolitike, industria e armëve në lulëzim
Një konsorcium europian i armëve për t’i dhënë një rol global Europës. Është ky propozimi i Rheinmetall - furnizuesit kryesor ndërkombëtar të sistemeve për......

Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!
Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë......

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje - Shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!
Çmimet globale të grurit në fillim të kësaj jave u tërhoqën nga nivelet më të larta disamujore për shkak të thatësirës që mbizotëroi në Rusi. Ndonëse, në këtë......