Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë

Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë shumë mbi mesataren dhe shpesh shkojnë deri në 3500 euro, në varësi të rrugës. Një nga problemet ka të bëjë me moshën e shoferëve, sepse të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e atyre që aktualisht punojnë janë mbi 55 vjeç.
Ana tjetër e problemit të mungesës së shoferëve është se të rinjtë nuk duan ta bëjnë këtë punë sepse duan diçka ‘më të pastër dhe më të lehtë’ si industria e IT dhe marketingut. Mbetet për t'u parë nëse rrogat e larta do t'i tërheqin apo nëse pozitat e drejtuesve të autobusëve, për shembull, do të vazhdojnë të plotësohen nga punëtorë të huaj.
Në shpalljet e punës në internet shihet se kërkohen pothuajse të gjitha kategoritë e shoferëve: shofer kamionësh, autobusësh, furgonash, taksistë e të tjerë. Më të paguarit mes tyre janë padyshim shoferët e kamionëve dhe fitime të mëdha bëhen edhe nga shpërndarja e ushqimeve dhe produkteve të tjera në shtëpi.
Në një nga shpalljet në Kroaci në pozicionin për shofer kamioni për transport ndërkombëtar, paga e ofruar është 3300 euro. Siç thuhet në njoftim, punëdhënësi ofron punësim të përhershëm si dhe punësim me kohë të plotë, dhe kushti i vetëm është që të ketë të paktën një vit përvojë pune në transport ndërkombëtar.
Pagat janë të ngjashme në Slloveni. Një shoferi kamioni në Slloveni i ofrohet një pagë 3000 euro dhe kontratë njëvjeçare. Pagat për transportuesit e trafikut ndërkombëtar janë shumë të vështira për t'u specifikuar, thonë nga shoqata e biznesit të transportuesve ndërkombëtarë, sepse gjithçka varet nga itinerari që ata lëvizin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......

Çdo biznes “fsheh” 5 punonjës - Informaliteti në punë, cilët janë sektorët dhe rajonet më problematike?
Punësimi i individëve në të “zezë” duke mos iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe duke ua dhënë pagesën mujore “nën dore” vijon të mbetet......

Familjet amerikane, në “luftë” me inflacionin - Kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve, problemi më i madh
Një numër në rritje i familjeve amerikane vënë theksin tek kostoja e jetesës dhe rritja e çmimeve duke e etiketuar si kokëçarjen e tyre më të madhe financiare......

Një konsorcium europian i armëve për një rol global - Situatat aktuale gjeopolitike, industria e armëve në lulëzim
Një konsorcium europian i armëve për t’i dhënë një rol global Europës. Është ky propozimi i Rheinmetall - furnizuesit kryesor ndërkombëtar të sistemeve për......

Gazprom, humbja më e madhe në dekada - Eksportet drejt Evropës bien në nivelin më të ulët në 20 vjet!
Gjigandi i energjetike ruse, Gazprom, në pronësi të Kremlinit, ka njoftuar humbjen më të madhe në më shumë se 20 vjet, prej 629 miliardë rubla (6.38 miliardë......