Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale

Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër herë më shumë se nivelet tipike të viteve 2010. Kanadaja pranoi 1.9 milionë emigrantë.
Britania mirëpriti 1.2 milion njerëz dhe Australia 740.000. Në çdo vend numri ishte më i lartë se kurrë. Për Australinë dhe Kanadanë, migrimi neto është më shumë se dyfishi i niveleve para Covid. Në Britani, numri i emigrantëve është 3.5 herë më i lartë se në vitin 2019, sipas të dhënave të cituara në një analizë të lidhur nga Economist.
Lëvizjet e mëdha të njerëzve kanë pasoja të mëdha ekonomike. Sipas FMN-së, fuqia punëtore e krijuar nga jashtë që imigron në SHBA është 9% më e lartë se në fillim të vitit 2019. Në eurozonë, Kanada dhe Britani është rreth një e pesta më e lartë. Rritja e imigracionit në SHBA do të thotë se ekonomia e saj do të jetë 2% më e madhe gjatë dekadës së ardhshme nga sa ishte parashikuar. Fluksi i punëtorëve shpjegon edhe rritjen e fortë ekonomike të vendit.
Por ndikimi i imigracionit shkon përtej një efekti numerik në PBB – ai shtrihet në inflacion, standarde të jetesës dhe buxhetet e qeverisë. Dhe ardhjet e fundit janë të ndryshme nga e kaluara: shumica e atyre që migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale.
Shumë politikëbërës kanë argumentuar kohët e fundit se imigrimi ndihmon në frenimin e rritjes së çmimeve duke lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore. Megjithatë, provat janë të dobëta dhe, në fakt, mund të tregojnë në drejtim të kundërt. Për më tepër, nuk ka dyshim se emigrantët kanë nevojë për gjëra sapo të mbërrijnë, duke rritur kërkesën. Kjo është më e qartë kjo se sa në rastin e akomodimit me qira, i cili është nën presion të madh në vendet anglishtfolëse.
Hulumtimi nga Goldman Sachs tregon se në Australi për çdo rritje prej 100.000 emigrantësh nga jashtë, çon në një rritje korresponduese të qirave prej rreth 1%. Një dokument i Bankës së Kanadasë në dhjetor vuri në dukje se rritja fillestare e imigracionit e përjetuar nga Kanadaja ka më shumë gjasa të nxisë inflacionin në terma afatshkurtra.
Vendet e tjera të pasura po pranojnë më pak emigrantë të paligjshëm, por edhe ato po shohin rritje të mprehtë të imigracionit me aftësi dhe paga të ulëta. Anasjelltas, sektorët me paga më të larta që kërkojnë kualifikime ose përvojë priren të mos përfitojnë shumë nga vala e emigracionit. Disa shqetësohen gjithashtu se puna e lirë i dekurajon kompanitë të bëjnë investime për të rritur produktivitetin.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......

Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë......

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......

“Diaspora, të investojë në Shqipëri” - Ministri Gonxhja: Ofrojmë programe për sipërmarrjet. Të zhvillojmë potencialet tona
Diaspora shqiptare ka shumë sipërmarrës të sukseshëm dhe nxitja e këtyre të fundit për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri, shihet si tepër e rëndësishme......

OSHEE, furrave të bukës: Paraqituni në sportel! - Ndryshimi i skemës së tarifimit. Si do bëhet mbyllja e kontratave. Kontrolle në çdo subjekt
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar......

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe aksesin në shërbime!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në......