Shqipëria Postuar më 6 Maj 2024, 12:40

Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve për energjinë eolike. Dy aplikime në pak javë

Nga SCAN TV
Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve

Invstitorët privatë kanë rritur interesin për energjinë eolike, teksa brenda pak javësh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2 aplikime. I fundit parashikon ndërtimin e një centrali me kapacitet të instalaur prej 28.5 MW në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në rast të finalizimit të procedurave, shoqëria “YEL” që ka shprehur interesin nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse, që parashikon legjislacioni në fuqi. Ndërkaq, vetëm pak javë më parë u dorëzua edhe një tjetër aplikim për ndërtimin e një impianti eolik të madh, me kapacitet të instaluar 120 MW.

Sipas interesit të shprehur nga shoqëria “Renx Albania” centrali parashikohet të ndërtohet në zonën e Bashkisë Pogradec.

Potenciali energjetik i erës, si burim energjie është i pashfytëzuar në Shqipëri. Aktualisht, janë janë vetëm 2 kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era, por impiantet nuk kanë hyrë ende në prodhim.

Në fakt, këto licenca janë dhënë shumë vite më parë, ndërsa mbetet e paqartë se përse projektet nuk janë finalizuar.

Ndërkaq, në korrik të vitit që shkoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli projektet fituese të Ankandit për Parqe Eolike, duke kualifikuar 3 kompani, teksa kapaciteti total i tyre ishte 222.48 MW, çka pritet t’i japë hov energjisë eolike në vendin tonë.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat