Si ndikojnë në ekonomi tendencat moshore? - Raporti i varësisë së të moshuarve "cënon" pensionet

Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues të ndryshëm demografik shpesh herë kemi analizuar tendencat moshore, të cilat duket se vitete fundit jsnë në favor të të moshuarve. Nisuar nga të dhënat e INSTAT, në 1 janar të vitit 2023, në Shqipëri ishin 443,227 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 454,496 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. “Scan Intel” këtë herë ka anlizuar treguesin e varësisë së të moshuarve në vendin tonë ndër vite, por edhe krahasuar me vendet e Europës.
Por çfarë kuptojmë me raportin e varësisë së të moshuarve? Varësia ndaj të moshuarve matet si raport i personave mbi moshën e punës, pra mbi 65 vjeç, me numrin e personave në moshë për të punuar, nga 15 deri në 64 vjeç, e shprehur si përqindje. Nisur nga të dhënat e "Eurostat" për vendin tonë shohim se varësia ndaj të moshuarve po rritet me një ritëm të shpejtë. Në vitin 2002 norma e varësisë ishte 12.3%, ndërkohë që në vitin 2023 ky tregues regjistrohet në 24.4%. Nëse shohim tendencën e grafikut, shohim se rritja paraqitet konstante vit pas viti, duke na lënë të kuptojmë përparësinë që kanë moshat e vjetra ndaj të rejave.
Por çfarë shkakton në nivel ekonomie raporti i varësisë? Një nga pasojat më të rëndësishme lidhet me pensionimin. Një raport varësie gjithmonë e në rritje sjell vështirësi në fondet e pensionit dhe prishjen e balancës kontribues-përfitues. Nga ana tjetër, do të rrisë presionet për rritjen e moshës së pensionit. Po ashtu, ulja e krahut të punës si pasojë e plakjes së popullsisë do të bëjë që shpenzimet të jenë më të larta dhe të ketë më pak të ardhura.
Megjithatë, pavarësisht tendencës në rritje, Shqipëria ruan akoma raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve në Europë. Nisur nga të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” për vitin 2023, mesatarja europiane e varësisë se të moshuarve regjistrohet në 33.4%. Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me një normë të barabartë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por me raport më të ulët se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Referuar grafikut, Serbia me një raport të varësisë së të moshuarve në 34.9% renditet mes vendeve të para.
Nëse analizën e shtrijmë në një rreth më të ngushtë, pra mes qarqeve të vendit, të dhënat tregojnë se qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Gjirokastrës dhe Lezhës, respektivisht me 28.0 dhe 27.8 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Tiranës dhe Shkodrës, respektivisht me 22.8 dhe 23.4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri - Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Drejt finalizimit kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale
Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër......

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......

Pagë deri 3.500 euro për këtë profesion - Këta punëtorë janë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë......

Rriten çmimet globale të ushqimeve - Mishi, vajrat vegjetale dhe drithërat kryesojnë "garën"
Indeksi bazë për çmimet botërore të ushqimeve u rrit në prill për të dytin muaj radhazi, i nxitur nga rritja e çmimeve të mishit, vajrave vegjetale dhe......