76 operatorë ekonomikë u ankuan për tenderët në mars - KPP arkëton mbi 17.7 milionë lekë. Arkëton 1.3 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit

Për Prokurimet Publike janë adresuar 76 ankesa për muajin mars të këtij viti. Referuar buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat përsa i përket fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi janë 37 për Dokumentet Standarde të Tenderit, 38 për Vlerësim ofertash si dhe 1 e kategorizuar tjetër. Përsa i përket ankesave sipas llojit të kontratës ato ndahen në 6 për Punë Publike, 46 për Mall si dhe 24 për Shërbime.
Shtrirja gjeografike e ankesave kryeson në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit me 41, 12 dhe10 ankesa përkatësisht. Qarqet e tjera kanë një tendencë më pak përsa i përket ankesave, ku qarku i Shkodrës ka adresuar 3 ankesa ndaj Prokurimeve Publike, ndërsa qarqet si Berati, Gjirokastra dhe Korça nga 2 secili qark. Dhe vetëm nga nëj ankesë secili qark ka Dibra, Kuksi, Lezha, dhe Vlora.
Por si është paraqitur situata në seksionin e ankesave të shqyrtuara dhe vendimarrjeve?
Sipas Buletinit, në 45 vendime të Komsionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 58 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë. Në vendimarrje ankesat rezultojnë 33 të pranuara, 17 në mos pranim si dhe 8 në mbyllje çështjesh.
Ndërsa referuar të dhënave financiare për muajin mars janë arkëtuar mbi 17.7 milionë lekë tarifa financiare si garanci për procedura prokurimi.
Ndërkohë tarifa financiare të kthyera ndaj operatorëve ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë mbi 2.8 milionë lekë.
Përsa i përket tarifave financiare të cilat janë për t’u derdhur në buxhet të shtetit në përfudim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë 1.3 milionë lekë.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve për energjinë eolike. Dy aplikime në pak javë
Invstitorët privatë kanë rritur interesin për energjinë eolike, teksa brenda pak javësh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......

Si ndikojnë në ekonomi tendencat moshore? - Raporti i varësisë së të moshuarve "cënon" pensionet
Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues......

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri - Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Drejt finalizimit kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Emigracioni po rritet me pasoja të mëdha ekonomike - Shumica e atyre që zgjedhin të migrojnë janë me aftësi të ulëta profesionale
Bota e pasur është në mes të një boom-i të paprecedentë emigracioni. Vitin e kaluar, 3.3 milionë njerëz më shumë emigruan në SHBA se sa u larguan, gati katër......

Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore - Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në “Mjekësi”
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......

“Ngrirja” e tregtisë me Izraelin - A do të kthehet vendimi në një boomerang për Turqinë?
Vendimi i Turqisë për të “ngrirë” tregtinë me Izraelin derisa qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe të arrihet një armëpushim......

Vendet më të pasura në botë - Disa përfitojnë nga sektorët e sotisfikuar financiarë
Shumë nga vendet më të pasura në botë janë gjithashtu më të voglat në botë: pandemia, ngadalësimi ekonomik global dhe trazirat gjeopolitike kanë shkaktuar dëme......