Rrjeti energjetik, 30 milionë USD investime në 2024 - Ndërhyrje në Shëngjin dhe Velipojë: Plani për zonat turistike

Pas gati tre vitesh, frenim të investimeve madhore, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike, OSHEE ka gati planin për zbatimin e projekteve për të bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Llambi Miti, drejtor i Menaxhimit të Rrjetit pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes thotë se për këtë vit fondi që do të shkojë për investime kap vlerën e 3.06 miliardë lekëve ose rreth 30 milionë dollarë. Nga studio e emisionit “Box to Box”, Miti u ndal dha detaje mbi projektet që do të mbështeten nga fondet e Qeverisë dhe ato të cilat do të jenë me financim të huaj.
“Kemi dy projekte të mëdha, duke filluar nga zonat turistike, të cilat janë më të ndjeshme në lidhje me kërkesën për furnizim me energji elektrike, konkretisht nga Llogaraja deri në Qeparo, një projekt ky që ka nisur të zbatohet. Ndërsa loti i dytë, fillon nga Orikumi deri në Llogara. Po ashtu me mbështetjen e një banke gjermane, përmes një fondi 25 milionë euro do të ndërhyhet në sistemin Scada që kompania ka në qendër, në ndërtimin e një nënstacioni të ri shumë të rëndësishëm në zonën e Kamzës dhe në rikonstruksionin dhe lidhjen e tyre me Scadën qendrore të 11 nënstacioneve. Këto janë disa nga projektet me financim të huaj, ndërsa me buxhetin e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit do të ndërhyhet në Velipojë dhe Shëngjin”.
Veç kësaj, po shihet edhe mundësia e investimeve në zonat e thella malore për shkak të fluksit të lartë të turistëve, megjithatë tha drejtori i Menaxhimit të Rrjetit në OSSH, ndërhyrja aty është e vështirë edhe për shkak të tërrenit.
“Në zonat e thella malore ndërhyrja është disi më e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike. Por pavarëisht nga kjo ne nuk e kemi lënë pasdore dhe po shohim mundësinë e investimeve ndonëse duhet thënë që vlera e investimit që kërkohet atje është relativisht e lartë dhe ne nuk e kemi luksin ta bëjmë menjëherë”.
Sa u takon humbjeve në rrjet, synohet që deri në fund të 2024-s, të arrijnë në nivelin 18.5 për qind.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh

Maskat e prodhuara në Shqipëri “pushtojnë” karnevalet e Venecias - Shqiptari që ka 8 dyqane në Venecia e krijon 20 mijë të tilla çdo vit
Mjeshtëria shqiptare në prodhimin e maksave të karnevaleve ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtarë, ndërsa në Venecia mbahen karnevalet e këtij......

Rritet kërkesa e bizneseve për kredi - Normat e larta të interesit “nuk frenojnë” sektorin privat
Pas analizës së kredisë së shpërndarë për individët ‘Scan Intel’ ka vijuar me analizën e të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë përsa i përket......

Në çfarë vlere janë shkëmbimet tregtare me SHBA-në? - Importojmë masivisht mjete transporti, shesim gizë dhe çelik
Pavarësisht largësisë, shkëmbimet tregtare midis shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë janë në nivele të konsiderueshme. Të dhënat zyrtare nga......

Senati italian miraton marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët Votat pro ishin 92, kundër 61 dhe asnjë abstenim
Është miratuar në mënyrë përfundimtare marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për pritjen e emigrantëve në territorin e vendit tonë. Dhoma e Senatit votoi pro......

Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Blinken është pritur nga ministri......

Plani i ri i rritjes ekonomike për Ballkanin - Rama në Bruksel: Hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Plani i ri i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel,......

Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë - Bulevardi vishet me flamuj të SHBA, masa të rrepta sigurie!
Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke bllokuar kalimin në bulevardin “Dëshmorët......

Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një Italian - Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin......