Maskat e prodhuara në Shqipëri “pushtojnë” karnevalet e Venecias - Shqiptari që ka 8 dyqane në Venecia e krijon 20 mijë të tilla çdo vit

Mjeshtëria shqiptare në prodhimin e maksave të karnevaleve ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtarë, ndërsa në Venecia mbahen karnevalet e këtij viti.
AFP i ka kushtuar një reportazh punishtes së maskave veneciane në Shkodër, ‘Venice Art Mask Factory’, ku çdo vit prodhohen më shumë se 20 mijë maska.
Pjesa më e madhe e këtyre maskave që punohen me dorë shkojnë përmes detit Adriatik në Venecia, ku këtë vit karnevalet i kushtohen eksploruesit Marko Polo, me rastin e 700 vjetorit të ndarjes nga jeta, që konsiderohet si një prej banorëve më ikonikë të Venecias.
“Me pupla, dantella dhe kristale Sëarovski, maskat veneciane këtë vit janë bërë për të tërhequr të gjithë sytë falë elegancës së tyre shkëlqyese”, tha për AFP Edmond Angoni, pronari dhe artisti kryesor që qendron pas Fabrikës së Maskave të Artit të Venecias.
Angoni zotëron gjithashtu 8 dyqane në Venecia ku krijimet e tij -- kostume, maska të praruara dhe fustane luksoze -- shiten deri në 5,000 euro secila.
Ndër artikujt më të njohur këtë vit janë maskat e mëdha të kafshëve të frymëzuara nga veprat e piktorit austriak Gustav Klimt.
Çdo model i ri fillimisht skalitet në argjilë, e më pas lëmohet me shtresa letre.
Që nga hapja e dyerve të saj në 1997, studioja e Angonit ka prodhuar qindra mijëra maska, përfshirë ato të veshura në thrillerin erotik të Stanley Kubrick "Eyes Ëide Shut", me aktorë Nicole Kidman dhe Tom Cruise.
Shkodra ka një traditë të hershme të organizimit të karnevaleve, që dikur emërtoheshin si “Festa e Surretërve”. Organizimet e kësaj feste me maska datojnë në Shkodër që prej vitit 1860.
SCAN
Sondazh

Rritet kërkesa e bizneseve për kredi - Normat e larta të interesit “nuk frenojnë” sektorin privat
Pas analizës së kredisë së shpërndarë për individët ‘Scan Intel’ ka vijuar me analizën e të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë përsa i përket......

Në çfarë vlere janë shkëmbimet tregtare me SHBA-në? - Importojmë masivisht mjete transporti, shesim gizë dhe çelik
Pavarësisht largësisë, shkëmbimet tregtare midis shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë janë në nivele të konsiderueshme. Të dhënat zyrtare nga......

Senati italian miraton marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët Votat pro ishin 92, kundër 61 dhe asnjë abstenim
Është miratuar në mënyrë përfundimtare marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për pritjen e emigrantëve në territorin e vendit tonë. Dhoma e Senatit votoi pro......

Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Blinken është pritur nga ministri......

Plani i ri i rritjes ekonomike për Ballkanin - Rama në Bruksel: Hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Plani i ri i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel,......

Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë - Bulevardi vishet me flamuj të SHBA, masa të rrepta sigurie!
Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke bllokuar kalimin në bulevardin “Dëshmorët......

Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një Italian - Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin......

Treni më i ngadaltë në Europë - Sa shpejt lëviz dhe itenerari që ndjek
Treni më i ngadaltë në Europë ndodhet në Zvicër. Glacier Express lëviz me një shpejtësi mesatare prej 36 kilometrash në orë. Ai kalon 291 ura dhe kalon nëpër......