Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një Italian - Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin pararendës, në vitin 2021, kjo normë fiksohej në 39%. Kështu, Shqipëria vijon të jetë sërish vendi i fundit në Europë në këtë drejtim. Madje, mund të themi se paraqitet më keq edhe se disa vende të rajonit. Edhe pse renditemi në fund të vendeve të Europës, duket se Shqipëria e ka ngushtuar me 2 pikë përqindje hendekun me Europën sa i përket një prej indikatorëve më të rëndësishëm të mirëqënies, pra konsumit.
Në vitin 2022, nivelet e konsumit aktual individual në BE treguan dallime të konsiderueshme. E përdorur si masë e mirëqenies materiale të familjeve, konsumi individual për frymë i shprehur në standartete e fuqisë blerëse varionte nga 41% në 138% të mesatares së BE-së. Të dhënat tregojnë se konsumi aktual për frymë në vendin tonë është 2.4 herë më i vogël se ai i një europiani mesatar, një italiani ose një francezi përshembull. Konsumi aktual individual është ndoshta indikatori më i saktë i mirëqënies, pasi shprehet në standardin e fuqisë blerëse, pra i standardizuar sipas nivelit të secilit vend.
Ashtu si në vitet e mëparshme, Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të konsumit individual për frymë në BE me 38% mbi mesataren, e ndjekur nga Norvegjia me 27% mbi mesataren dhe Islanda e Austria me 19% dhe 18% mbi mesataren. Në vitin 2022, 12 vende të Europës regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së.
Por si paraqitet kosumi i një shqiptari, krahasuar me atë të një qytetari nga Luksemburgu? Krahasuar me vende si Luksemburgu, një shqiptar konsumon thuajse 3.3 herë më pak, mesatarisht.
Në nivel rajoni, në vend të fundit ndërkohë qëndron Shqipëria bashkë me Bosnje Hercegovinën me të njejtin nivel konsumi. Malazezët duket të jenë ata që jetojnë më mirë në rajon, me konsumin individual sa 63% e një europiani mesatar. Ndërkohë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë këtë tregues sa 53% dhe 50% e një europiani mesatar.
‘Scan Intel’ ka analizuar edhe një tregues tjetër i cili lidhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë në vendet e Europës, por edhe të rajonit. Shqipëria renditet në vend të fundit edhe për këtë tregues. Në vitin 2022, PBB-ja për frymë e shprehur në standartin e fuqisë blerëse në Shqipëri është sa 34% e mesatares europiane.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Treni më i ngadaltë në Europë - Sa shpejt lëviz dhe itenerari që ndjek
Treni më i ngadaltë në Europë ndodhet në Zvicër. Glacier Express lëviz me një shpejtësi mesatare prej 36 kilometrash në orë. Ai kalon 291 ura dhe kalon nëpër......

Rikthimi i madh i Mario Draghi - Objektivi: Rritja e konkurencës, tranzicioni i gjelbër dhe teknologjitë e reja
Ai i Mario Draghit në Bashkimin Europian konsiderohet si një rikthim i madh. Roli i tij do të përqendrohet në rritjen e konkurencës, kalimin në ekonominë e......

Kina po kthehet në kantierin detar të botës - Vendi aktualisht përbën më shumë se gjysmën e prodhimit global
Pas rolit të pakundërshtueshëm si ‘fabrika e botës’ prej dekadash, tashmë Kina po kthehet në kantierin e botës. Vendi ka marrë rolin e liderit mbi industrinë......

Japonia shet bonot e para klimatike - Mbahet ankandi i parë në botë i këtij lloji
Në Japoni është mbajtur ankandi i parë në botë i bonove të tranzicionit klimatik. Qeveria planifikon të emetojë një total prej 133 miliardë dollarësh gjatë 10......

Gara për hapësirën - Turqia lë pas Greqinë
Në garën aktuale hapësinore duket se Turqia ka bërë hapa përpara përballë Greqisë. Astronauti i parë turk është rikthyer në Tokë, duke bërë që Athina të rrisë......

Britania paguan influencera shqiptarë në Tik Tok për të frenuar emigrantët - The Times: Për këtë fushatë janë akorduar 1 milion paund
https://www.youtube.com/watch?v=1zL73HopLWs Qeveria britanike po planifikon që të paguajë influencera në Tik Tok që frenojë emigrantët që të kalojnë......

Gjermania tani është ekonomia e tretë më e madhe në botë pasi Japonia rrëshqet në recesion!
Japonia rrëshqet në recesion, duke u bërë ekonomia e 4-të më e madhe, pas SHBA-së, Kinës dhe tani Gjermanisë. Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan nga forcimi që ka patur që në fillim të kësaj jave duket se ka ndryshuar krah këtë mëngjes duke u dobësuar disi teksa është blerë sot me 96.3......