Britania paguan influencera shqiptarë në Tik Tok për të frenuar emigrantët - The Times: Për këtë fushatë janë akorduar 1 milion paund

https://www.youtube.com/watch?v=1zL73HopLWs
Qeveria britanike po planifikon që të paguajë influencera në Tik Tok që frenojë emigrantët që të kalojnë kanalin, me një fokus të veçantë te Shqipëria dhe vendet e tjera që kontribuojnë në emigrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Iniciativa, që zbulon The Times, synon t’i drejtohet emigrantëve në vendet pa konflikte, veçanërisht të rinjve në moshë pune dhe familjeve e tyre, duke i inkurajuar ata të marrin në konsideratë rreziqet që lidhen me migrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Plani është që personave influentë në rrjetet sociale, që janë nga vende me nivele të larta emigracioni të paligjshëm, t’u ofrohen shumë të mëdha parash, me qëllim dekurajimin e udhëtimeve të rrezikshme përmes varkave të vogla.
Sipas raportit, pika që do të theksohet shumë do të jetë rreziku i dëbimit të tyre në Ruandë. Sipas The Times, për këtë fushatë janë akorduar 1 milionë paund ose 1.2 milionë euro. Kjo fushatë do të përfshijë vende si Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Nuk përjashtohet mundësia ë të përfshihen edhe vende si Turqia dhe India.
Një pjesë e madhe e këtij buxheti, rreth 380 mijë paund, do të adresohen për fushatën në Shqipëri. “Multicultural Marketing Consultancy” (MMC) është kontraktuar nga “Home Office” britanike për të përzgjedhur kandidatët e përshtatshëm për të bërë këtë fushatë.
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar në dhjetorin e vitit 2022 një marrëveshje bashkëpunimi për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm dhe nga ana tjetër kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar për reduktimin e hyrjeve të paligjshme.
Në majin e vitit 2023, dy vendet nënshkruan marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendlindje në këmbim të një mbështetje që Mbretëria e Bashkuar do të japë për modernizimin e burgjeve shqiptare.
SCAN
Sondazh

Gjermania tani është ekonomia e tretë më e madhe në botë pasi Japonia rrëshqet në recesion!
Japonia rrëshqet në recesion, duke u bërë ekonomia e 4-të më e madhe, pas SHBA-së, Kinës dhe tani Gjermanisë. Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan nga forcimi që ka patur që në fillim të kësaj jave duket se ka ndryshuar krah këtë mëngjes duke u dobësuar disi teksa është blerë sot me 96.3......

Tymrat e shkarkimit nuk ndotin aq shumë sa kjo pjesë tjetër e makinës!
Ju mund të habiteni kur të mësoni se cila pjesë e automjeteve është më e keqja për planetin tonë! Mund të mendojmë se, si shoqëri, po bëjmë hapa të mëdhenj......

Dëshironi të fitoni shumë para? – Këto janë 20 profesionet më të paguara në botë!
Nëse jeni student, praktikant ose po mendoni për një ndryshim karriere, ky informacion mund të jetë shumë i dobishëm. Zgjedhja e profesionit tuaj të ardhshëm......

“Rafineri me kapacitet 5 mln ton në vit” - Shehu: Nafta e Shpiragut, përfitim i madh ekonomik
“Shqipëria ka rezervë nafte 500 milionë ton dhe 500 milionë metër kub gaz, ndërkohë që duhet të ngrihet një rafineri me kapacitet 5 milionë ton në vit”. Kështu......

Nis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan investimesh në të gjitha qytetet turistike!
Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë......

Mbi 1 mijë vende të lira pune në administratë - Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit në DAP
“Është miratuar plani vjetor I pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Departamenti I Administratës......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, afatet e zbatimit - Zv.ministrja e Ekonomisë: Si do aplikohet. Në rrugë të mbarë procesi edhe me Greqinë
Pas vitesh të tëra përpjekje, Shqipëria ka arritur që të finalizojë marrëveshjen me Italinë për njohjen reciproke të periudhave kontributive, për efekt......