Nis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan investimesh në të gjitha qytetet turistike!

Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë rrjeti elektrik ka një moshë mesatare 40-vjeçare. Me ndërhyrjen që tashmë ka nisur synohet modernizmi i këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’ju përgjigjur edhe zhvillimit të zonës.
Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit. Në këtë ndërhyrje parashikohet zëvendësimi i të gjitha pajisjeve aktuale të nënstacionit, si dhe dy transformatorëve, me pajisje të reja. Punimet do të përfundojnë në fund të këtij viti.
Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve.
“Ky rehabilitim që kemi nisur përbën një rikonfigurim total të nënstacionit. Do të kemi dy transformatorë të rinj nga 20 mega që minimalisht fuqia dhe kapaciteti i këtij nënstacioni trefishohet nga ajo që kemi sot. Sot kemi një fuqi prej 17 megash dhe në të ardhmen, pas një viti, do të kemi një nënstacion me 50 mega kapacitete të instaluara”, tha Dalipi.
Pas tre vitesh ndalim të investimeve, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike, tashmë OSHEE ka bërë gati planin dhe në shumë zona të vendit ka nisur zbatimi i projekteve për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Por, pavarësisht mungesës së investimeve, falë mirë menaxhimit, performanca e OSHEE ishte pozitive madje duke vijuar me uljen e humbjeve në rrjet.
Investimet e nisura, bëri të ditur ministrja Balluku, kanë në fokus fillimisht zonat urbane dhe veçanërisht ato turistike, për t’u shtrirë më tej edhe në zonat rurale të vendit.
“Ky është viti i parë që ne, pas të gjitha krizave që filluan me tërmetin e 2019 dhe pasuan me pandeminë dhe krizën energjetike, kemi një plan të mirë investimesh. Duke pasur një prioritet për zonat urbane, siç janë qytetet, sigurisht prioritet kryesor mbajnë ato qytete të cilat kanë dhe kapacitete turistike, duke qenë se turizmi ka qenë në vitin 2023 një nga sektorët më të suksesshëm, me 10 milionë vizitorë gjatë vitit dhe presim në 2024 mbi 13 milionë dhe sigurisht këto zona janë në fokusin tonë, siç është Pogradeci, Durrësi, Vlora apo dhe Ksamili. Por, nga ana tjetër, sipas një liste prioritare dalëngadalë ne do të futemi edhe në zonat rurale”, tha Balluku.
Ulja e humbjeve në rrjet mbetet një prioritet. Modernizimi dhe inovacioni i sistemit është një element kyç në këtë drejtim, i cili ndikon edhe në performancën e vetë kompanisë.
“Ne kemi një target të qartë që është ulja e humbjeve teknike në rrjet. Askush nuk duhet ta harrojë që i kemi marrë këto humbje teknike në vitin 2013 në nivelin 45% dhe sot jemi më pak se 19%. Synojmë që ta ulim dhe i gjithë plani i punës, gjithë koordinimi që duhet të ketë midis njësive, qoftë të OSSH-së, ashtu dhe të OST-së, në terren është që ne të kontribuojmë për uljen e këtyre humbjeve. Nga ana tjetër edhe modernizimi dhe inovacioni që do të vijë brenda ndërmarrjes ka pikërisht për synim këtë. Sepse me uljen teknike që ne përmendim shpesh duhet pasur parasysh që fillojmë dhe shëndoshim financiarisht kompaninë, duke i dhënë mundësinë kështu për të investuar më tej, qoftë në incentivimin e punonjësve, ashtu siç kemi bërë këtë vit duke rritur pagat me 30%”, u shpreh Balluku.
Investimi në nënstacionin e Pogradecit prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistik Drilon dhe Tushemisht. Nga ana e OSHEEE po investohet me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike edhe në zona të tjera të vendit.
E . S / SCAN
Sondazh

Mbi 1 mijë vende të lira pune në administratë - Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit në DAP
“Është miratuar plani vjetor I pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Departamenti I Administratës......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, afatet e zbatimit - Zv.ministrja e Ekonomisë: Si do aplikohet. Në rrugë të mbarë procesi edhe me Greqinë
Pas vitesh të tëra përpjekje, Shqipëria ka arritur që të finalizojë marrëveshjen me Italinë për njohjen reciproke të periudhave kontributive, për efekt......

Pse Jeff Bezos shiti 3.7 miliardë euro të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar?!
Pse Jeff Bezos mund të ketë zgjedhur të shesë 3.7 miliardë euro (4 miliardë dollarë) të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar? Themeluesi i Amazon,......

Tregtimi i energjisë në bursën Alpex - Nga nisja e operimit janë tregtuar rreth 900 mijë mWh, çmimi mesatar 99.94 euro/ mWh
Rreth 900 mijë mWh energji janë tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë lektrike ALPEX, që nga nisja e operimeve në prill të vitit të kaluar. Sipas të......

Sa na "vjedh" dashuria nga paga? - Kostot për Shën Valentin marrin mesatarisht 40% të rrogës mujore
A kushton dashuria? Teorikisht thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por praktikisht llogaritë tregojnë të kundërtën. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e......

Biznesi i “artë” i Shën Valentinit - Oferta deri në 70% ulje për të nxitur shitjet
14 Shkurti, njohur ndryshe si dita e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri, duke nxitur ndjeshëm shitjet për shkak se tradicionalisht partnerët bëjnë......

Gati mbështetja e granteve për idetë novatore - Nga vetëdeklarimi deri te pasaporta e start up-eve, cilat janë kriteret?
Është botuar në fletoren zyrtare vendimi ku janë përcaktuar kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë start up-et. Në kriteret e përgjithshme për përfitimin......

Në vitin 2026, Dubai me taksi ajrore - Mënyra e duhur për të shmangur trafikun
Jeni lodhur nga bllokimi në trafik? Epo, taksitë e reja ajrore të Dubait së shpejti do të ofrojnë një mënyrë për ta kapërcyer atë. Një marrëveshje u arrit të......