Sa na "vjedh" dashuria nga paga? - Kostot për Shën Valentin marrin mesatarisht 40% të rrogës mujore
A kushton dashuria? Teorikisht thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por praktikisht llogaritë tregojnë të kundërtën. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit, ‘Scan Intel’ ka bërë disa përllogaritje të shpenzimeve për një çift mesatar në Shqipëri, të cilët e festojnë këtë datë, për të parë në përfundim se sa është kostoja mesatare e ditës së të dashuruarve. Prej shumë vitesh kjo festë festohet edhe në Shqipëri dhe sigurisht që nuk mungojnë dhuratat apo aktivitetet e ndryshme që çiftet zgjedhin të bëjnë në atë ditë. Nëse kohë më parë një trëndafil apo një dhuratë simbolike ishte e mjaftueshme, tashmë çiftet zgjedhin të bëjnë dhurata më të kushtueshme duke filluar nga një tufë e madhe me trëndafila e deri te paketat në qendra estetike, udhëtime apo edhe darkat në restorante të ndryshme.
‘Scan Intel’ pas monitorimit të çmimeve në biznese të ndryshme të Tiranës ka përllogaritur një kosto mesatare të dhuratave më të zakonshme që çiftet zgjedhin për të shprehur dashurinë. Kjo kosto është përllogaritur e tillë për të mesatarizuar portofolin e shqiptarëve, por edhe për të mos zhgënjyer pritshmëritë e partnerëve. Dashuria kushton, madje këto vitet e fundit më shumë se çdo herë tjetër për shkak të rritjes së çmimeve. Nëse do të konsiderojmë dhuratat më të zakonshme që simbolizojnë 14 Shkurtin, llogaritjet tregojnë se një buqetë lulesh kushton mesatarisht 2,000-5,000 lekë. Bizhuteritë janë po ashtu të preferuara sidomos për partneret femra dhe vlera e këtyre bizhuterive varion mesatarisht nga 5,000 deri në 20,000 lekë.
Nga ana tjetër, edhe veshjet preferohen si dhuratë dhe mund të kushtojnë mesatarisht 5,000 lekë. Nga monitorimi i 'Scan Intel' për ditën e të dashuruarve preferohen edhe paketa të ndryshme të kujdesit personal, të cilat kushtojnë mesatarisht nga 4,000 në 10,000 lekë. Edhe setet fotografike janë një ndër idetë më të kërkuara nga çiftet të cilët i përdorin kryesisht për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve mes tyre, ku këto sete vërtiten rreth vlerës 15,000 lekë mesatarisht. Krahas dhuratave një pjesë e çifteve ditën e Shën Valentinit zgjedhin të darkojnë së bashku, dhe në këtë ditë restorantet ofrojnë paketa që përfshijnë shërbime të ndryshme, çmimi i të cilave përllogaritet mesatarisht 10,000 lekë.
Ndërkohë një pjesë tjetër preferojnë udhëtimet brenda ose jashtë vendit. Gjatë muajit Shkurt agjencitë turistike kujdesen të japin ofertat më të mira të paketave të udhëtimit. Nëse një çift zgjedh të udhëtojë brenda vendit kjo do ti kushtojë mesatarisht 5,000 deri në 15,000 lekë për person, ndërsa udhëtimet jashtë vendit kushtojnë më shumë, paketat në çift variojnë nga 8,500 në 25,000 lekë për person mesatarisht. Për shembull, të kalosh Shën Valentinin në Budapest, sipas referencave nga agjencitë turistike, kushton 75 Euro personi për 3 ditë.
Por sa kushton dita e të dashuruarve? Le të bëjmë një supozim të shkurtër. Nëse njëri nga partnerët do të zgjidhte që në ditën e Shën Valentinit të blinte një buqetë lulesh, një parfum si dhe të rezervonte një darkë në restorant, sa do të ishte fatura? Konkretisht, një buqetë lulesh kushton mesatarisht 5,000 lekë, një parfum kushton mesatarisht 10,000 lekë dhe një darkë në një restorant kushton 10,000 lekë. Pra në total kostoja mesatare e përllogaritur arrin në 25,000 lekë. Kjo do t'i kushtonte njërit prej partnerëve afro 40% të pagës mujore, pasi referuar statistikave të pagës të tremujorit të tretë 2023, të ardhurat mesatare të një qytetari në Shqipëri janë mesatarisht 58,000 lekë në muaj.
Patjetër që në këtë festë nuk mungojnë as ëmbëlsirat dhe çokollatat, megjithatë secili në varësi të gustove dhe preferencave, apo edhe mundësive mund të zgjedhë të bëjë dhurata të ndryshme në këtë ditë. Theksojmë se rasti i mësipërm është një rast hipotetik. Nga të dhëna të ndryshme referuar statistikave botërore shohim se shpenzimet në ditën e Shën Valentinit u rritën vitet e fundit kryesisht në sektorin e pajisjeve elektronike dhe atë të veshjeve. Pra, nuk përjashtojmë si mundësi një celuar apo smartëatch si dhuratë edhe në vendin tonë.
SCAN
Sondazh

Biznesi i “artë” i Shën Valentinit - Oferta deri në 70% ulje për të nxitur shitjet
14 Shkurti, njohur ndryshe si dita e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri, duke nxitur ndjeshëm shitjet për shkak se tradicionalisht partnerët bëjnë......

Gati mbështetja e granteve për idetë novatore - Nga vetëdeklarimi deri te pasaporta e start up-eve, cilat janë kriteret?
Është botuar në fletoren zyrtare vendimi ku janë përcaktuar kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë start up-et. Në kriteret e përgjithshme për përfitimin......

Në vitin 2026, Dubai me taksi ajrore - Mënyra e duhur për të shmangur trafikun
Jeni lodhur nga bllokimi në trafik? Epo, taksitë e reja ajrore të Dubait së shpejti do të ofrojnë një mënyrë për ta kapërcyer atë. Një marrëveshje u arrit të......

Lojërat Olimpike në Paris rrisin çmimet - Biletat janë pothuajse të shitura. Ato që mbeten kushtojnë 2700 euro!
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris premton të jetë spektakolare: në ujërat e Siquan, një linjë maunesh do të transportojë rreth 10.000......

Gjetja e “gjysmës” tjetër, sa e dobishme financiarisht? - Qytetet më romantike dhe indeksi i kostos së dashurisë
Dita e Shën Valentinit vjen me dhuratat, surprizat, vaktet romantike dhe takimet me partnerin. Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë parashikon që një......

Lulet për Shën Valentin, ende në modë - Importi kulmon gjatë muajve shkurt dhe mars
Lulet prej vitesh janë një ndër zgjedhjet kryesore të dhuratave për ditën e Shën Valentinit, por edhe për dy festat që pasojnë në muajin Mars, pra në data 7......

Gjermania, në kolaps ekonomik - Analistët parashikojnë një situatë dhe më të zymtë
‘Gjendja emocionale’ për sa i përket ekonomisë në Gjermani nuk ka qenë kurrë më e errët. Një komnfirmim ky që vjen nga instituti ekonomik në vend IFO. Indeksi......

Britanikët përballen me mungesën e çajit - Ndërprerja e rrugëve tregtare rrezikon pijen tradicionale
Blerësit në Britani mund të përballen me mungesë të furnizimeve të çajit në disa dyqane për shkak të ndërprerjeve në rrugët tregtare dhe vonesave. Gjigandi i......