Gjermania, në kolaps ekonomik - Analistët parashikojnë një situatë dhe më të zymtë
‘Gjendja emocionale’ për sa i përket ekonomisë në Gjermani nuk ka qenë kurrë më e errët. Një komnfirmim ky që vjen nga instituti ekonomik në vend IFO. Indeksi i klimës aktuale të biznesit në janar ra nga minus 59 në minus 59.9 pikë. Ndërsa u paralajmërua se parashikimi për muajt e ardhshëm është i zymtë.
Punëtorët e ndërtimit e kanë të vështirë të gjejnë vende të reja pune - më shumë se gjysma e kompanive të anketuara u ankuan për mungesën e kontratave - por të paktën numri i anulimeve të atyre të punësuar tashmë është rralluar disi.
Megjithatë, kjo nuk sugjeron ende një kthesë, e cila është ende e pamundur përpara se të ndryshojnë kushtet e pafavorshme, duke përfshirë kostot e larta të ndërtimit dhe financimin e shtrenjtë. IFO aktualisht vlerëson se vetëm rreth 225.000 njësi banimi do të përfundojnë në Gjermani këtë vit.
Edhe vlerësimi i mëparshëm, prej 270.000 apartamente dhe shtëpish, nuk ishte as afër objektivit prej 400.000 në vit, i cili ishte vendosur nga qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholtz pas ardhjes në pushtet në fund të vitit 2021.
Prodhimi industrial ra me 1.6% në muajin dhjetor në bazë mujore dhe 1.5% në vitin 2023 në përgjithësi krahasuar me një vit më parë. Eksportet – të cilat janë një gur themeli kryesor i ekonomisë gjermane – ranë me 4.6% në dhjetor dhe 1.4%, ose 1.562 trilion euro, gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, të dhënat e porosive të fabrikës dukeshin premtuese në pamje të parë pasi pasqyruan një rritje prej 8.9% në dhjetor krahasuar me nëntorin. Por kjo rritje ishte falë disa porosive në shkallë të gjerë, të cilat priren të jenë të paqëndrueshme.
Ndërsa këto të dhëna "të vështira" nga dhjetori nuk sugjerojnë ende se rikuperimi është në horizont, raporti më i fundit i Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve tregon se situata e keqe në sektorin e prodhimit mund të përfundojë së shpejti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britanikët përballen me mungesën e çajit - Ndërprerja e rrugëve tregtare rrezikon pijen tradicionale
Blerësit në Britani mund të përballen me mungesë të furnizimeve të çajit në disa dyqane për shkak të ndërprerjeve në rrugët tregtare dhe vonesave. Gjigandi i......

Kompensimi i pronave, pritet rifillimi i procesit - Gjykata Kushtetuese “rrëzon” ankesën e Komunitetit Mysliman
Një muaj pasi shqyrtoi ankesat e Komunitetit Mysliman për disa nene dhe pika të ligjit “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e proceseve kalimtare të......

Shqiptarët blejnë më shumë verë nga jashtë - Rritet importi në Janar edhe për karburantet, kafenë dhe cigaren
Ndonëse janari konsiderohet si muaji i “detoksit” pas festave të fundvitit, të dhënat zyrtare nuk tregojnë të njëjtën gjë. Kërkesa dhe importi i verës së huaj......

Dollari amerikan fiton sërish pikë – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë në mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.5 lekë sipas kursit......

Si krahasohen europianët globalisht për angazhimin e punonjësve në punë?
Sipas një raporti të kohëve të fundit, shumica e punonjësve në nivel global janë ose rreth 59 % nuk janë të angazhuar në punën e tyre, 18 % janë të shkëputur......

Inflacioni zviceran bie në nivele të ulëta rekord që nga tetori 2021!
Në Zvicër, inflacioni u ul papritur në janar, duke i hapur potencialisht rrugën Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për të ulur normat muajin e......

Teknologjia, shkurton kohën për në BE - Rama dhe Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai
Teknologjia do të përdoret nga qeveria shqiptare si një mjet për t’u anëtarësuar më shpejt në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama së bashku ish......

Importi “mbyt” produktin vendas - Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. Paralajmërojnë rritje çmimesh
Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin......