Shqiptarët blejnë më shumë verë nga jashtë - Rritet importi në Janar edhe për karburantet, kafenë dhe cigaren
Ndonëse janari konsiderohet si muaji i “detoksit” pas festave të fundvitit, të dhënat zyrtare nuk tregojnë të njëjtën gjë. Kërkesa dhe importi i verës së huaj është rritur ndjeshëm përgjatë muajit që lamë pas. Referuar shifrave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, vetëm në Janar janë blerë nga përtej kufijve 1073 ton verë për konsum, apo 17.9 për qind krahasuar me Janar 2023. Të ardhurat doganore nga ky produkt regjistrohen në 79.5 milionë lekë.
Po ashtu perfomancë pozitive kanë pasur edhe disa nga mallrat e tjerë të akcizës. Konkretisht importi i karburantit është rritur me 4100 ton, krahasuar me Janarin 2023 dhe në total është blerë një sasi prej 47 mijë ton me një vlerë prej 2.1 miliardë lekë.
Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe importi i kafes me 39 ton dhe sasia për Janarin arrin në 484 ton. Cigarja ka qëndruar në të njëjtën sasi si një vit më parë, ku në muajin që lamë pas janë importuar 225 ton, duke siguruar 1.6 miliardë lekë të ardhura doganore.
Ndërsa importi i birrës ka pësuar rënie me 478 ton, dhe në total janë importuar 4349 ton. Zakonisht importi i birrës rritet ndjeshëm në prag të sezonit veror për shkak të fluksit të turistëve dhe konsumit më të lartë në verë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Dollari amerikan fiton sërish pikë – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë në mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.5 lekë sipas kursit......

Si krahasohen europianët globalisht për angazhimin e punonjësve në punë?
Sipas një raporti të kohëve të fundit, shumica e punonjësve në nivel global janë ose rreth 59 % nuk janë të angazhuar në punën e tyre, 18 % janë të shkëputur......

Inflacioni zviceran bie në nivele të ulëta rekord që nga tetori 2021!
Në Zvicër, inflacioni u ul papritur në janar, duke i hapur potencialisht rrugën Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për të ulur normat muajin e......

Teknologjia, shkurton kohën për në BE - Rama dhe Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai
Teknologjia do të përdoret nga qeveria shqiptare si një mjet për t’u anëtarësuar më shpejt në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama së bashku ish......

Importi “mbyt” produktin vendas - Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. Paralajmërojnë rritje çmimesh
Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin......

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut hasen me vonesa në lëshimin e pasaportave të reja!
Mijëra qytetarë maqedonas rrezikuan të mos ishin në gjendje të largoheshin nga vendi pas 12 shkurtit nëse nuk kishin marrë pasaportat e tyre të......

Europa drejt fundit të varësisë nga Kina për EV-të me plane fabrikash prej 4.4 miliardë euro!
Është një nga mbledhjet më të mëdha të fondeve në industrinë europiane të automjeteve elektrike dhe pritet të zvogëlojë varësinë e Europës nga automjetet......

Gjithçka që duhet të dini për sektorin e bujqësisë së BE-së!
Ndër ankesat e tyre, fermerët dënojnë krizën e kostos së jetesës, taksat e karburantit, rregullimin mjedisor, burokracinë e rëndë, konkurrencën e pandershme......