Importi “mbyt” produktin vendas - Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. Paralajmërojnë rritje çmimesh

Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin fermerët, të cilët të gjendur në këto kushte paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve. Rigerta Loku, fermere thotë se nga viti në vit ka një rënie të numrit të bagëtive. Sot qytetarët, thotë ajo po konsumojnë keca që e kanë origjinën nga Mali i Zi, Serbia dhe Brazili.
“Ka dy vite që në Shqipëri futen keca nga Mali i zi apo Serbia dhe kecat shiten si prodhim vendas, në një kohë kur një blegëtor që nuk është i afirmuar e ka të vështirë të shesë atë prodhim që e ka rritur 100% në mënyrë biologjike. Kështu që shqiptarët po hanë keca Brazili, që nuk e di sa ditë duhen për të ardhur në Shqipëri dhe në çfarë kushtesh janë rritur”.
Nga studio e emisionit “Box to Box”, ndërsa paralajmëroi rritje të mëtejshme të çmimeve për produktet e bulmetit, Loku ndal edhe te skemat e mbështetjes që ofrohen nga Ministria e Bujqësisë duke vënë në dukje që aksesimi i tyre është i vështirë edhe për shkak të mungesës së informacionit.
“Mendoj që po, do të ketë rritje të çmimeve për produktet e bulmetit dhe jo vetëm. Ne këtu djathin e shitëm 12 mijë lekë kilogramin, ndërsa në Tiranë mendoj që është shitur edhe më shtrenjtë. Tashmë djathi i dhisë, mishi i kecit është shndërruar në një luks për shqiptarët”.
Ndërkohë, Alban Çakalli, sipërmarrës në bujqësi shprehu nevojën e mbështetjes së fermave të vogla për të mundësuar rritjen apo zhvillimin e tyre. Për mirëfunksionim të tregut mbi bazën e nevojave, zgjidhja sipas tij do të ishte edhe tek bashkimi i operatorëve, por kjo gjë s’mund të bëhet pa hartimin e politikave të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.
“Nëse fondet e IPARD-it do të ndaheshin me kushtin që për të përfituar duhet të jenë mbi 10 fermerë të bashkuar ju garantoj që sot do të kishim kooperativa shumë të mira në Korçë, në Lushnje apo Sarandë. Pra, me anë të fondeve mund të arrish që të japësh efekt në bashkimin e fermerëve”.
Numri i bagëtive, sipas Çakallit ka pësuar një rënie me rreth 700 mijë dhe kostot mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk ndërhyhet në këtë sektor, për të ndalur fillimisht rënien dhe më pas për të nxitur rritjen apo zhvillimin e tij.
Ada Hazizolli/SCAN
https://youtu.be/9VJ3zWp34Oo?si=1UreFIQ2N8jeIKoQ
https://youtu.be/uJkOikg4a_M?si=2Jce2C6-6F0dvTqy
Sondazh

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut hasen me vonesa në lëshimin e pasaportave të reja!
Mijëra qytetarë maqedonas rrezikuan të mos ishin në gjendje të largoheshin nga vendi pas 12 shkurtit nëse nuk kishin marrë pasaportat e tyre të......

Europa drejt fundit të varësisë nga Kina për EV-të me plane fabrikash prej 4.4 miliardë euro!
Është një nga mbledhjet më të mëdha të fondeve në industrinë europiane të automjeteve elektrike dhe pritet të zvogëlojë varësinë e Europës nga automjetet......

Gjithçka që duhet të dini për sektorin e bujqësisë së BE-së!
Ndër ankesat e tyre, fermerët dënojnë krizën e kostos së jetesës, taksat e karburantit, rregullimin mjedisor, burokracinë e rëndë, konkurrencën e pandershme......

Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” - Shtetet ku çmimet ndryshuan në mënyrë drastike. U prek edhe Shqipëria
Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsiderohej në të vërtetë si një produkt luksi pasi çmimi i tij “fluturoi” në shumë vende të botës për shkak......

Fermerët spanjollë, polakë dhe moldavë vazhdojnë të denoncojnë politikat e BE-së!
Është dita e shtatë e protestës së fermerëve spanjollë kundër rregullave të kushtueshme të qëndrueshmërisë së BE-së. Ndërsa vazhdojnë të mbajnë postblloqe me......

Fshati i largët zviceran do të jetë shtëpia e kullës më të lartë në botë të printuar në 3D!
Në projeksionet dixhitale, Kulla e Bardhë e Mulegns duket si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor. E rrethuar nga majat me dëborë të Alpeve Zvicerane,......

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Shifrat/10 kërkesa që nga nisja e vitit. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Viti 2024 ka nisur me një interes të lartë nga investitorët për centrale të mëdhenj fotovoltaikë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe......

Energjia, ndryshojnë rregullat për vetëprodhuesit - Lidhjet e reja, OSHEE: Lehtësim procedurash, kostosh dhe reduktim kohe
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë ndryshime në rregulloren për lidhjet e reja në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa i kërkon Entit......