Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” - Shtetet ku çmimet ndryshuan në mënyrë drastike. U prek edhe Shqipëria
Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsiderohej në të vërtetë si një produkt luksi pasi çmimi i tij “fluturoi” në shumë vende të botës për shkak të rënies së prodhimit si pasojë e thatësirës. Konkretisht vendi që përjetoi rritjen më të madhe të këtij produkti ishte Turqia me 264 % si një ndër prodhuesit kryesor, ndjekur nga Greqia ku çmimi u rrit me 58.5%, më pas renditet Tunizia me një rritje prej 48 % .
Po ashtu vaji i ullirit u shtrenjtua edhe në Spanjë dhe Itali gjatë 2023-shit, në dy shtetet që zënë peshën më të madhe në botë për prodhim, respektivisht me 40 dhe 34 %.
Kësaj vale rritje nuk i shpëtoi as Shqipëria për shkak se një sasi e konsiderueshme e prodhuar në vitin 2022 u eksportua në Itali dhe në vitin 2023 prodhimi ishte më i ulët.
Kështu nëse në vitin 2022 për shkak të mbiprodhimit vaji i ullirit arriti të tregtohej mesatarisht 500 lekë litri, në 2023 u rikthye sërish në kushtet e mëparshme, duke arritur në vlerën e 750-800 lekë për litër, me një rritje prej 37.5%. Megjithatë për konsumatorët shqiptarë ky ndryshim çmimi nuk ishte i pazakontë për shkak se kjo ka qenë mesatarja e çmimit të shitjes në çdo vit, dhe 2022-shi u konsiderua si përjashtimor.
Në vitin 2022 prodhimi i ullirit u rrit me 39%, duke u regjistruar në 152 mijë ton. Ndërsa u eksportuan afro 5 mijë ton vaj ulliri vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023. Në vendin tonë për vitin 2023-2024 janë prodhuar 16 mijë ton, duke u renditur në vendin e 16-të ndër 30 shtete prodhuese.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Fermerët spanjollë, polakë dhe moldavë vazhdojnë të denoncojnë politikat e BE-së!
Është dita e shtatë e protestës së fermerëve spanjollë kundër rregullave të kushtueshme të qëndrueshmërisë së BE-së. Ndërsa vazhdojnë të mbajnë postblloqe me......

Fshati i largët zviceran do të jetë shtëpia e kullës më të lartë në botë të printuar në 3D!
Në projeksionet dixhitale, Kulla e Bardhë e Mulegns duket si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor. E rrethuar nga majat me dëborë të Alpeve Zvicerane,......

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Shifrat/10 kërkesa që nga nisja e vitit. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Viti 2024 ka nisur me një interes të lartë nga investitorët për centrale të mëdhenj fotovoltaikë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe......

Energjia, ndryshojnë rregullat për vetëprodhuesit - Lidhjet e reja, OSHEE: Lehtësim procedurash, kostosh dhe reduktim kohe
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë ndryshime në rregulloren për lidhjet e reja në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa i kërkon Entit......

Sa i “kushtoi” doganave zhvlerësimi i euros? - Të ardhurat në Janar kapërcejnë “ngërçin”. Arkëtohen 15 miliardë lekë
Administrata doganore ka arritur të arkëtojë 15 miliardë lekë apo rreth 155 milionë dollarë në Janar të këtij viti, duke e bërë atë muajin me perfomancën më të......

Rikualifikim i infrastrukturës së spitalit Elbasan - Hapet tenderi me vlerë 39.8 milionë lekë
Hapësira e territorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit do të ketë një rikualifikim infrastrukturor, pasi është hapur tenderi për rehabilitimin e tij. Sipas......

Çmime më të lira në janar - INSTAT konfirmon tendencën rënëse. Në muajin e parë të vitit, inflacioni 3,4%
Fillimi i vitit 2024 ka konfirmuar tendencën rënëse të çmimeve të nisur gjatë fundvitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se në muajin......

AIDA pjesë e panairit të produkteve organike, Biofach në Nuremberg - Synohet mbështetja e 6 kompanive shqiptare pjesëmarrëse
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar praninë dhe konkurrueshmërinë e industrisë organike......