Rikualifikim i infrastrukturës së spitalit Elbasan - Hapet tenderi me vlerë 39.8 milionë lekë

Hapësira e territorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit do të ketë një rikualifikim infrastrukturor, pasi është hapur tenderi për rehabilitimin e tij. Sipas dokumenteve tenderuese, ky tender ka një fond limit për rreth 39.8 milionë lekë me TVSH.
Sipas dokumenteve, hapësira që do t’i nënshtrohet rehabilitimit është me një sipërfaqe prej 23 906 m2.
Në relacionin bashkëngjitur dokumenteve përcaktohej se rruga paraqitet e paasfaltuar dhe jo përshtatshme për transport të organizuar. Ndërkohë në pikëpamje konstruktive, rruga paraqitet jashtë parametrave të duhur.
Ndërsa përsa i përket situatës ekzistuese të daljes nga qendra spitalore dhe e parkimit paraqitet shumë problematike duke shkaktuar situate kaotike në mbarëvajtjen e lëvizjes së makinave si dhe këmbësorëve në qëndrën spitalore.
Në të gjithë territorin e Spitalit Rajonal të Elbasanit ajo që parashikohet të rikonstruktohet janë rrugë të cilat do të asfaltohen, kalim këmbësorësh, objekte për rikonstruksion etj.
Një zë i rëndësishëm në këtë tender do të jetë hapësira e parkimit e cila do të ketë një tjetër rikonceptim. Gjithashtu e gjelbërimi do të jetë një tjetër pikë e rëndësishme e sheshit ku do të shtohen disa lloje pemësh e shkurresh dekorative.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Çmime më të lira në janar - INSTAT konfirmon tendencën rënëse. Në muajin e parë të vitit, inflacioni 3,4%
Fillimi i vitit 2024 ka konfirmuar tendencën rënëse të çmimeve të nisur gjatë fundvitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se në muajin......

AIDA pjesë e panairit të produkteve organike, Biofach në Nuremberg - Synohet mbështetja e 6 kompanive shqiptare pjesëmarrëse
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar praninë dhe konkurrueshmërinë e industrisë organike......

Sa më pak kushton një apartament i vjetër? - Beti: Ky ligj po ndikon pozitivisht, po jep efektet në interesin për pallatet e vjetër
Në kuadër të moshës së objektit, për ndërtesat e vjetra do të njihet dhe amortizimi 1% i cili do të ndikoj edhe në taksa si dhe në çmime. Në emisionin Ekonomia......

Çiftet e reja mbajnë “kuleta të ndara” - Objektivi, ruajtja e pavarësisë së tyre financiare
Gati 2 në 5 çifte, ose 39% e atyre që bashkëjetojnë, kombinojnë plotësisht financat e tyre, qofshin të martuar apo jo, sipas një raporti të ri të publikuar nga......

Bruksel/ Fondi i krizës bankare tani "ka arritur nivelin e tij të synuar"!
Një fond i diskutueshëm i krizës bankare të BE-së ka arritur kapacitetin e synuar prej 78 miliardë eurosh, që do të thotë se huadhënësit nuk do të kenë nevojë......

Mijëra serbë protestojnë në Kosovë për ndalimin e valutës së tyre!
Mijëra serbë të pakicave në Kosovë protestuan të hënën kundër ndalimit të përdorimit të monedhës serbe në zonat ku ata jetojnë, çështje kjo që ka qenë shkaku i......

Bizneset dhe kompanitë europiane thirrje Komisionit: Përshpejtoni lejet e investimit në BE!
Më shumë se tetë në 10 kompani thonë se koha që duhet për të siguruar lejet është një pengesë për të investuar në Europë dhe përshpejtimi i këtij procesi duhet......

Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe Meta për ta bërë realitet brenda një dekade
Vetëm shtatë vjet pasi u themelua, norma vjetore e funksionimit të OpenAI - një masë e të ardhurave të një muaji shumëzuar me 12 - arriti në 2 miliardë dollarë......