AIDA pjesë e panairit të produkteve organike, Biofach në Nuremberg - Synohet mbështetja e 6 kompanive shqiptare pjesëmarrëse
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar praninë dhe konkurrueshmërinë e industrisë organike shqiptare në tregun ndërkombëtar.
Me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë në Shqipëri (ITC - Trade Impact for Good) dhe në bashkëpunim me Programin Zvicerian të Promovimit të Importeve (SIPPO), AIDA do të marrë pjesë për herë të tretë në panairin më të rëndësishëm të produkteve organike, Biofach 2024, në Nuremberg, Gjermani.
Panairi, i cili do të zhvillohet nga data 13 - 16 Shkurt 2024, ofron një platformë të shkëlqyer për të promovuar prodhimin organik shqiptar për një audiencë ndërkombëtare. The world’s leading trade fair for organic food: Biofach Trade Fair | BIOFACH
Në këtë panair, Pavijoni i Shqipërisë, i cili organizohet nga AIDA, do të prezantohet me një gamë të gjerë të produkteve organike, duke përfshirë bimët medicinale, aromatike dhe vajin e ullirit, si dhe të gjitha inovacionet dhe potencialet e sektorit.
Pjesëmarrja e AIDA-s, në bashkëpunim me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë, synon të mbështesë 6 kompani shqiptare pjesëmarrëse në pavijon, duke ju ofruar një platformë të rëndësishme për të ndarë përvojat dhe zhvillimet më të fundit në fushën e ushqimeve organike.
Gjithashtu, do të organizohen takime biznesi me kompanitë e interesuara (B2B), për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të identifikuar mundësi të reja të biznesit në tregun ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes në Biofach 2024 është të nxitja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun global të ushqimeve organike. Përveç kësaj, synohet të rritet ndërgjegjësimi ndaj tregjeve të reja dhe përmirësimi i qasjes me blerësit potencialë për prodhimet organike të Shqipërisë.
Panairi Biofach 2024 ofron një mundësi për të prezantuar potencialet dhe cilësinë e produkteve organike shqiptare.
AIDA dhe partnerët e saj janë të vendosur të përdorin këtë mundësi për të afruar prodhuesit shqiptarë me blerësit ndërkombëtarë dhe për të avancuar industrinë organike në Shqipëri.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Sa më pak kushton një apartament i vjetër? - Beti: Ky ligj po ndikon pozitivisht, po jep efektet në interesin për pallatet e vjetër
Në kuadër të moshës së objektit, për ndërtesat e vjetra do të njihet dhe amortizimi 1% i cili do të ndikoj edhe në taksa si dhe në çmime. Në emisionin Ekonomia......

Çiftet e reja mbajnë “kuleta të ndara” - Objektivi, ruajtja e pavarësisë së tyre financiare
Gati 2 në 5 çifte, ose 39% e atyre që bashkëjetojnë, kombinojnë plotësisht financat e tyre, qofshin të martuar apo jo, sipas një raporti të ri të publikuar nga......

Bruksel/ Fondi i krizës bankare tani "ka arritur nivelin e tij të synuar"!
Një fond i diskutueshëm i krizës bankare të BE-së ka arritur kapacitetin e synuar prej 78 miliardë eurosh, që do të thotë se huadhënësit nuk do të kenë nevojë......

Mijëra serbë protestojnë në Kosovë për ndalimin e valutës së tyre!
Mijëra serbë të pakicave në Kosovë protestuan të hënën kundër ndalimit të përdorimit të monedhës serbe në zonat ku ata jetojnë, çështje kjo që ka qenë shkaku i......

Bizneset dhe kompanitë europiane thirrje Komisionit: Përshpejtoni lejet e investimit në BE!
Më shumë se tetë në 10 kompani thonë se koha që duhet për të siguruar lejet është një pengesë për të investuar në Europë dhe përshpejtimi i këtij procesi duhet......

Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe Meta për ta bërë realitet brenda një dekade
Vetëm shtatë vjet pasi u themelua, norma vjetore e funksionimit të OpenAI - një masë e të ardhurave të një muaji shumëzuar me 12 - arriti në 2 miliardë dollarë......

Forcohen Dollari, euro dhe Paundi ndërsa Franga zvicerane humbet pikë!
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi ën raport me dje ka regjistruar rritje sërish duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë sipas......

Ata duan gjithçka, ose asgjë - Kinezët e pasur zbulojnë luksin e vërtetë, lëvizshmërinë!
Pas bllokimeve pandemike të vitit 2022, të pasurit e Kinës filluan të kërkojnë lirinë dhe stabilitetin jashtë vendit, të ndjekin udhëtimet jashtë territorit,......