Bota Postuar më 13 Shkurt 2024, 09:43

Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe Meta për ta bërë realitet brenda një dekade

Nga SCAN TV
Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe

Vetëm shtatë vjet pasi u themelua, norma vjetore e funksionimit të OpenAI - një masë e të ardhurave të një muaji shumëzuar me 12 - arriti në 2 miliardë dollarë të ardhura në dhjetor 2023. Kjo e vendos startup-in e inteligjencës artificiale në mesin e një numri të vogël kompanish, përfshirë Google dhe Meta, që kanë bërë miliarda të ardhura brenda vetëm një dekade ekzistence.

Google, konkretisht, iu deshën pesë vjet për të bërë të ardhurat e para të miliardit. Ndërkohë, Meta arriti miliardin e parë në gjashtë vjet. Në fakt, një nga kompanitë më të shpejta për të bërë miliardin e saj të parë nuk ishte aspak një nga emrat e Big Tech. Booking Holdings, e cila zotëron Booking.com dhe Kayak, gjeneroi 1 miliard dollarë në vetëm tre vjet.

I lançuar në vitin 2015, OpenAI filloi si një organizatë jofitimprurëse e përqendruar në ndërtimin e softuer-it që mund të kopjojë inteligjencën dhe aftësitë njerëzore - atë që kompania tani e përkufizon si ‘inteligjencë artificiale e përgjithshme’. Ajo u themelua nga një grup titanësh të Silicon Valley duke përfshirë Sam Altman, Elon Musk, Peter Thiel dhe bashkëthemeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman.

Në nëntor 2023, kompania me bazë në San Francisko lançoi chatbotin e saj ChatGPT, i cili e ngriti kompaninë në një nivel të lartë popullariteti dhe nxiti kërkesën e kompanive, vendeve dhe industrive për IA gjeneruese. Nisja e ChatGPT theksoi gjithashtu potencialin në rritje të shpejtë të teknologjisë për t'u integruar në punën dhe jetën personale. OpenAI, i cili ka synuar kompanitë e sipërmarrjeve, tha se më shumë se 92% e kompanive të Fortune 500 përdorin tani ChatGPT. Chatbot gjithashtu ka 100 milionë përdorues në javë, sipas startup-it.

Ndërtimi dhe drejtimi i modeleve të mëdha të IA është i shtrenjtë dhe shpenzimet pritet të tejkalojnë rritjen e të ardhurave pasi OpenAI zhvillon modele më të fuqishme. Për të kuptuar kostot që shkojnë për ndërtimin e modeleve të mëdha të IA, “Wall Street Journal” raportoi javën e kaluar se Sam Altman dëshiron të mbledhë 7 trilion dollarë fonde për projektin e tij të çipit të IA.

OpenAI ka gjithashtu një marrëveshje për ndarjen e fitimeve me Microsoft, i cili ka investuar miliarda dollarë në krijuesin e ChatGPT. Microsoft tha në tetor se 18.000 klientë kanë blerë softuer OpenAI përmes platformës së saj cloud, Azure.

Më gjerësisht, gjigantët e teknologjisë kanë filluar të komercializojnë produktet e tyre të IA. Google javën e kaluar njoftoi se sistemi i tij më i avancuar i IA Gemini mund të aksesohet përmes një abonimi premium prej 20 dollarë në muaj. Ndihmësi i IA i Microsoft Copilot, ndërkohë, fillon nga 30 dollarë në muaj.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat