Bota Postuar më 13 Shkurt 2024, 09:37

Inflacioni në SHBA, Biden akuzon kompanitë - “Amerikanët janë të lodhur nga tallja që iu bëhet përditë”

Nga SCAN TV
Inflacioni në SHBA, Biden akuzon kompanitë - “Amerikanët

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, u bëri thirrje kompanive të ushqimit që të ndalojnë “fenomenin e tkurrjes”, që nënkupton zvogëlimin e paketimeve duke mbajtur çmimin e produkteve në të njëjtat nivele. Presidenti amerikan madje e cilësoi këtë praktikë si “përdhunim”.

Sipas tij, disa kompani po përpiqen të grumbullojnë një fitim të shpejtë duke i zvogëluar sasitë e produkteve pak nga pak dhe duke shpresuar që konsumatorët amerikanë të mos i vënë re. Ai theksoi se konsumatorët amerikanë janë lodhur duke qenë objekt talljeje. Biden, i cili nuk propozoi zgjidhje ose politika për të adresuar praktikën, nuk përmendi kompani specifike.

Senatori Bob Casey, i cili kryeson nënkomitetin e Senatit për Shëndetin, Arsimin, Punën dhe Pensionet - HELP për fëmijët dhe familjet, publikoi një raport në dhjetor që dokumentoi tkurrjen e paketimit për produktet që variojnë nga letra higjienike te biskotat.

Raporti theksoi se produktet e letrës shtëpiake ishin 34.9% më të shtrenjta për njësi sesa në janar 2019, me rreth 10.3% të rritjes për shkak të tkurrjes së madhësive të rrotullave dhe ambalazheve nga prodhuesit. Gjithashtu u vu re se çmimi i ushqimeve si biskotave dhe patatinave ishte rritur me 26.4% gjatë të njëjtës periudhë, me tkurrjen e porcioneve që përbënin 9.8% të rritjes.

Megjithëse inflacioni duket se po ngadalësohet, ekonomia në përgjithësi mbetet shqetësimi kryesor për amerikanët. Që nga marrja e detyrës, Biden është përpjekur të ulë çmimet në supermarkete, u ka bërë presion prodhuesve të barnave për të ulur kostot e insulinës, zinxhirëve të hoteleve për të ulur tarifat dhe është përpjekur të diversifikojë industrinë e paketimit të mishit pasi çmimet e mishit të viçit u rritën pas pandemisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat